• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Presidenti Nishani edhe me librin s’i bashkon më dot shqiptarët?!

by Ben Andoni
27/11/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet quajtur një vullnet i mirë i Presidentit aktual të Republikës Nishani, që më 25 Nëntor, ftoi në selinë e tij shkrimtarë dhe botues, përkthyes, studiues e akademikë të librit në gjuhën shqipe. Gjeografia e të thirrurve ishte e gjerë, pasi përfshinte njerëz nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora si dhe nga trevat shqiptare e vende të ndryshme të botës, pjesëmarrës në Panairin e Librit 2016, por që nuk e justifikoi kurrsesi mungesën e të shumëve syresh.

Si zakonisht mungojnë përfaqësuesit e Kulturës së Ekzekutivit, që nuk begenisin të çojnë edhe nëpunësin e gradës më të ulët te presidenti, por nuk ishin as organizatorët e panairit dhe kështu me radhë. Ata njerëz që kanë ardhur dëgjojnë një fjalim të mirë, por që nuk justifikon dot gjatësinë e tij me atë që Presidenti thotë vetë pak minuta më parë se takimi është bërë pa ndonjë arsye të veçantë pos nderimit. Ndërkohë në sallë, botuesit e vendit i ankohen njëri-tjetrit sesi u piratojnë librat nga Kosova, e bija e një përkthyesi të njohur pak orë më parë ka humbur gjyqin maratonë për fjalorin e të atit, paçka se ekspertiza shkencore i ka dhënë të drejtë. Ndërkohë që një Shtëpi Botuese e boton ende fjalorin plagjiaturë… Por s’ka kohë për ankesë. Ata që ankohen nuk janë sepse institucionin e presidentit nuk e konsiderojnë më, ashtu si nuk e vlerësojnë edhe njëri-tjetrin. Keqardhja më e madhe është për librin, shkrimtarët dhe përkthyesit, që prej vitesh dëgjojnë dëngla varfërie prej botuesve, që pasurohen e pasurohen pa fund dhe Ministrisë që i përfill gjithnjë e më pak.

Ironia nuk mbaron këtu. “Njëri prej poetëve tanë më të vyer, At Gjergj Fishta, pati shkruar dikur postulatin e famshëm ‘Mallkuar qoftë ai bir shqiptar që në gjuhë të huaj flet pa qenë nevoja!’ Në ditët e sotme, kur bota globale nganjëherë sikur na merr përpara me ritmin e saj frenetik, duke na bërë që të mos kujdesemi edhe aq shumë për visarin tonë më të çmuar kombëtar – gjuhën shqipe, – vërej me shqetësim se gjuha që përdorim çdo ditë, gjuha që flasim e lexojmë e shkruajmë çdo ditë, gjuha që dëgjojmë përnatë në debate e diskutime, ka pësuar përçudnime dhe huazime të panevojshme.” – thotë në vijim të fjalës së tij Presidenti Nishani, por nuk harron të përsërisë dy herë fjalën e huaj prosperitet.

E megjithatë presidenti i përgëzoi të pranishmit, paçka se nuk ndan shumë kohë, përveç se bashkëbisedimit me një grup që rreket të nxjerrë këshilla pa fund në adresë të tij, kurse njerëzit e letrave edhe me vështirësitë e mëdha vijojnë të botojnë dhe përpiqen. Organizatori kryesor i Panairit që thoshte se problematika s’ka ndryshuar që nga 1998, as nuk vjen fare dhe një masë e madhe kolegësh të tij, por që kuptohet se janë justifikuar.

Kur ikën, pas gati një ore e gjysmë aktivitet, të vjen keq për institucionin e presidentit dhe faktin sesa të pamundur e kanë shqiptarët që të jenë edhe një ditë të vetme bashkë nën kupolën e tij, por në fakt përgjigjja s’është aq larg. Me tagrin që ka sot presidenti, me përdhosjen që i kanë bërë zyrtarët e të gjitha niveleve sot institucioneve, as edhe një zë nuk mundet të bashkojë shqiptarët. Jo më ai zë i mekur i Nishanit.

Dhe, kur kjo ndodh me librin, mund ta bësh vetë llogarinë se çfarë bëhet me fushat e tjera. Me pak fjalë, Presidenti dhe institucioni i tij e ka të pamundur t’i bashkojë njerëzit dhe politikanët e tyre pasi Shqipëria është më shumë se kurrë e përçarë dhe këtë e shikoje edhe në zërin monoton të Nishanit por dhe në pak pjesëmarrësit që kishin ardhur në presidencë, në një mbrëmje nderimi për librin, për të cilin presidenti gjithsesi duhet përgëzuar. (Javanews)

Next Post
VIDEO/ 10 gjëra që bëni në internet dhe që mund t’ju çojnë në burg!

VIDEO/ 10 gjëra që bëni në internet dhe që mund t'ju çojnë në burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In