Ajo që shqiptarët e Kosovës janë duke bërë me pronën e Trepçës dhe kodit telefonik është grabitje dhe uzurpim, andaj ne nuk mund të pajtohemi me këtë.
Kështu ka deklaruar president serb, Tomislav Nikoliç, i cili tha se ‘vija e kuqe’ është shkelur, andaj ky mesazh duhet të dërgohet tek autoritetet e Prishtinës dhe BE-së.
“Ne kemi bërë shumë lëshime me shqiptarët e Kosovës. Limiti duhet të vendoset diku, andaj ne nuk do të bëjmë lëshimi për çështjen e Trepçës dhe kodit telefonik”, ka deklaruar Nikoliç.
Serbia nuk duhet të pranojë kushtet që vendosen për vazhdimin e negociatave në Bruksel, shkruan Tanjug. (b.an)