Nice nuk do të nënshkruaj me Mario Balotellin në fund të sezonit. Presidenti i skuadrës franceze, Nice, Roland Romeyer ka thënë se ata nuk do të nënshkruajnë me Mario Balotellin.
Ai e pranoi se kanë mundësi, por tha se ish-sulmuesi i Liverpoolit nuk është lojtari që duan.
“A mund të nënshkruajmë me Balotellin? Natyrisht që po, por a do ta bëjmë? Nuk besoj. Ai nuk është tipi i lojtarit që ne duam”, tha Romeyer për Get Football News France.
Kujtojmë se Balotelli ka kontratë vetëm deri në fund të këtij edicioni me Nice, përgatiti ”Express”. (b.an)