Një ditë pasi Presidenti i Shqipërisë ngriti alarmin për tërmete të mundshme në Shqipëri, një lëkundje sizmike ka ndodhur në vendin fqinj.
Mediet greke raportojnë se një tërmet 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur këtë mëngjes, në orën 07:39, ishullin e Kretës.
Sipas Institutit Gjeodezi, epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia fokale në 170 kilometra.
Sipas guvernatorit rajonal të ishullit, Stavros Arnooutakis, nuk është regjistruar asnjë dëm.
Megjithatë presidenti Meta mund të ‘fërkojë barkun’ përderisa po i del fjala (?!)
/javanews/a.r