Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot pasdite një vizitë në familjen e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari. Presidenti Meta vlerësoi rolin historik të Azem Hajdarit në frymëzimin e Lëvizjes Studentore dhe Lëvizjes së Dhjetorit duke çelur një epokë të re për Shqipërinë.

