Pas ftesës së opozitës së bashkuar dhe Këshillit të Ambasadorëve, Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim edhe fondacionin e Shoqërisë së Hapur “SOROS”, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi.
Ftesa është për një takim javën e ardhshme. Kjo duket pak e habitshme, për faktin se Presidenti Meta ka sulmuar ashpër Sorosin, me deklarata publike.
Burime për mediat mësojnë gjithashtu se ftesa e Metës për fondacionin “Soros” është për puçin e Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti Meta duket se do të ketë axhendë të ngjeshur takimesh duke nisur nga e hëna pasi ai ka thirrur në një takim edhe opozitën politike. /e.s/











