Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë.
Përmes një deklarate për shtyp, kreu i Shtetit shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë dhe solidaritetin me autoritetet spanjolle
Deklarata e Presidences
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.
Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.
Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate”
a.ç









