• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Meta: Po vuajmë nga largimi i qytetarëve, jo nga protestat

by Java News
07/01/2019 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Meta ka komentuar në mbrëmje gjatë një intervistë të dhënë për gazetarin Adi Krasta protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin. I pyetur për një koment lidhur me to, Meta është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë duke nënvizuar faktin se sipas tij ” Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen.

Protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre. Dhe kuptohet ndaj qeverisë, ndaj opozitës, ndaj institucioneve, sepse demokracia do të jetë aq e fortë sa ne e bëjmë atë”, – është shprehur Meta.

 

Gazetari: Dua t’ju flas pak për protestat. Ju i kuptuat? I mbështetët protestat e studentëve të universiteteve në Tiranë? A e kuptuat atë që ata donin të thonin?

Presidenti Meta: E njoh prej kohësh shqetësimin e studentëve e të shumë pedagogëve e drejtuesve të përgjegjshëm…

 

Gazetari: Jeni pro? Jeni kundër…?

Presidenti Meta: Shqipëria nuk ka vuajtur nga protesta, por nga mungesa e protestave. Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen. Protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre. Dhe kuptohet ndaj qeverisë, ndaj opozitës, ndaj institucioneve, sepse demokracia do të jetë aq e fortë sa ne e bëjmë atë.

Gazetari: Ju jeni një President jo i relaksuar, por ju jeni një President i shqetësuar në raport me tre vatra të rëndësishme protestash në këtë vend, që janë protesta e studentëve kundër ligjit të Arsimit të Lartë; protesta e familjeve që do të lëvizin nga “Astiri” dhe protesta e artistëve dhe dashamirësve të këtij vendi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Keni kontaktuar, përveç veprimeve që keni bërë nga pikëpamja institucionale si President? Ajo është shumë e rëndësishme për Teatrin. Dhe natyrisht përveç mendimeve që keni për protestat, ju zoti Meta, a keni kontaktuar, a jeni takuar me ta? A jeni në brendësi të shpirtit të asaj që po ndodh me këta njerëz që kanë dalë për të protestuar?

Presidenti Meta: Përsa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar, si Institucion i Presidentit të Republikës jemi shprehur dy herë: përmes kthimit të ligjit dhe të argumenteve të kthimit, që besoj se kanë qenë mjaft solide.

Përsa i takon çështjes së “Astirit” apo të banorëve të Unazës së Re, ne kemi bërë kërkimet tona ndaj institucioneve për të verifikuar se si qëndron e vërteta e këtij projekti. Duket qartë që i gjithë ky projekt ka probleme serioze të transparencës dhe të standardeve ligjore dhe etike që duhen ndjekur në një rast të tillë. Sigurisht që për interesin publik mund të dëmtohet apo mund të prishet prona, pavarësisht nga statusi ligjor i saj, i cilitdo qytetari, por kjo duhet bërë në mënyrë të qartë dhe strikte ligjore dhe transparente, në mënyrë që askush të mos ndihet i diskriminuar, i papërfilluar apo më keq, i shtypur dhe njëkohësisht të mos ketë as hapësirë, po themi, për opozitën apo për segmente të saj për të instrumentalizuar gjithë këtë mungesë transparence apo mbi problemet ligjore. BW

Next Post
Dekreti / Prognoza e Ballës: Presidenti do t’i dekretojë

Dekreti / Prognoza e Ballës: Presidenti do t’i dekretojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In