Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto ka krahasuar retorikën e kandidatit presidencial republikan amerikan, Donald Trump me atë të liderit nazist gjerman Adolf Hitler, transmeton Gazeta Express.
Në një intervistë me të përditshmen meksikane Excelsior, ai e quajti retorikën e Donald Trump të ashpër, njofton BBC. “Kështu lideri fashist italian, Musolini dhe Hitleri morën pushtetin”, ka thënë ai për Trump.
Donald Trump ka thënë se nëse ai zgjedhet president i SHBA’së, do të ndërtojë një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të mbajtur emigrantët nga kalimi në SHBA ilegalisht. Kandidati republikan ka insistuar gjithashtu se Meksika do të paguajnë për murin e kufirit.