• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presidenti më i vjetër në detyrë”… këto janë gjërat ku Trump është i pari në krahasim me presidentët e tjerë

by Java News
20/01/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne i mendojmë presidentët si njerëz që janë ndryshe nga të tjerët. Dhe, në shumë mënyra, janë vërtet, duke filluar që nga besimi për të parë në pasqyrën e banjës e të mendojnë “unë duhet të jem lideri i botës së lirë”.

Kjo mund të jetë e përbashkëta për të gjithë presidentët, por secili president ka karakteristikat e veta, që e bëjnë unik.

Për shembull, Millard Fillmore mbetet i vetmi Millard deri tani, ndoshta në përjetësi. Andrew Johnson ishte presidenti i parë që u vu nën akuzë, por me siguri që jo i fundit.

Franklin D. Roosevelt është i vetmi i zgjedhur katër herë, po ashtu edhe që u martua me një grua që mbante të njëjtin mbiemër.

John F. Kennedy ishte presidenti i parë katolik; Ronald Reagan, aktori i parë dhe i pari që ishte divorcuar; Barack Obama, afro-amerikani i parë.

Por presidenti i ri, Donald Trump, ka aq shumë gjëra të para, sa që ua kalon të gjithë paraardhësve të tij së bashku.

Ai është:
– Presidenti i parë që nuk ka kryer asnjë shërbim publik, civil apo ushtarak.

– I pari që është lindur e rritur në Queens të New Yorkut.

– I pari është diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë.

– Në moshën 70 vjeç, është më i vjetri që merr detyrën, Ronald Reagan ishte 69 vjeç.

– Presidenti i parë që ndërton dhe banon në majë të një godine 58-katëshe. Dhe që ka ndërtuar/manaxhuar hotele. Edhe kazino. Edhe fusha golfi.

– Presidenti parë që bëhet subjekt i Comedy Central Roast. Roast është një shfaqje në Cetral Comedy, ku personalitete të njohur marrin pjesë e bëhen objekt i humorit miqësor.

– Presidenti i parë miliarder.

– Presidenti parë që nuk ka bërë publike të ardhurat dhe taksat gjatë fushatës, siç ishte bërë traditë që më 1976.

– I pari që ka avion privat. Avioni i tij, Boeing 757, ka më tepër stoli ari se Air Force One, ndonëse nuk është më i madh, siç ka pretenduar Trump.

– Presidenti i parë  i dashuruar pas Twitterit, ku ka postuar mbi 34 000 tweets, sa dyfishi i paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë shenja se mund të nalojë.

– Presidenti i parë që ka drejtuar një reality show, The Apprentice.

– I pari që mban titullin e producentit ekzekutiv të një reality show.

– I pari presidenti që është përshkruar njëherë në një tabloid të New Yorkut si “Seksi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”. Këto fjalë u thanë nga e dashura e asaj kohe dhe më pas gruaja e tij, Marla Maples.

– Presidenti i parë që është martuar tri herë. Dhe i divorcuar dy herë.

– Nuk është presidenti i parë me bashkëshorte të huaj, pasi ky nder i përket John Quincy Adamsit. Por Trump është i pari në pothuajse dy shekuj.

– Nuk është as presidenti i parë që martohet me një ish-modele. Edhe Betty Ford ka qenë modele. Por, Trump është i pari që martohet me një ish-modele që ka pozuar topless.

– Trump është presidenti parë autor apo bashkë-autor i librave motivues, mbi një duzinë, para ardhjes në detyrë.

– Presidenti i parë që është edhe markë tregtie. I pari që ka ujë të ambalazhuar që mban emrin e tij. Edhe biftekë. Edhe linjë veshjesh.

– Presidenti parë që ka drejtuar “Saturday Night Live”, madje dy herë. Apo që të ketë dalë në filma apo serialë televizivë, përfshirë “The Fresh Prince of Bel-Air”, “The Jeffersons”, “I vetëm në shtëpi 2”, “The Nanny”, “Sex and the City”, “WWE Raw” e “WrestleMania”. Në të gjitha ka luajtur rolin e tij të preferuar, Veten.

– Ka shumë mundësi që të mos jetë presidenti i parë që përdor gjuhë vulgare kundër grave. Është i pari që është regjistruar duke përdorur një gjuhë të tillë, dalë në të gjitha lajmet, e përsëri fitoi.

– Presidenti i parë që ka pasur konkurs bukurie.

– I pari që ka banuar në një papafingo trekatëshe në Fifth Avenue, të inspiruar nga stili i Luigjit XIV, me kolona mermeri dhe zbukurime prej ari 24 karat.

– Presidenti i parë që ka qenë objekt i hetimeve për diskriminim dhe i një padie civile nga Departamenti i Drejtësisë.

– Presidenti parë që ka kaq shumë artikuj për shitje me emrin e tij, nga këmishat, te parfumët e deri te vodka. Vetë Trump, si shumë presidentë para tij, nuk pi alkool.

– Disa presidentë, përfshirë Harry S. Truman dhe Ulysses S. Grant, kanë kaluar kriza financiare. Trump është i pari që ka aplikuar gjashtë herë për falimentim për kompanitë e tij.

-I pari që hyn në Shtëpinë e Bardhë me një përqindje kaq të ulët përkrahjeje, 40, që kur Gallup nisi sondazhet në vitet ’90.

– Ai është presidenti i parë me emrin Donald./

shqiptarja/a.k

Next Post
PD humb një aleat për betejën e qershorit/ Kreu i Ballit Kombëtar Alimadhi: Dalim vetëm në zgjedhje

PD humb një aleat për betejën e qershorit/ Kreu i Ballit Kombëtar Alimadhi: Dalim vetëm në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In