• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Presidenti malazes Gjukanoviç jep alarmin: BE të veprojë, Ballkani rrezikohet nga Rusia dhe Kina

by Aalison Pearse Stevens
11/05/2019 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, por edhe një sërë ekpertësh rajonalë ngrenë alarmin se nëse Bashkimi Europian nuk vepron shpejt, Ballkani Perëndimor do të bjerë në dorë të Rusisë dhe Kinës.

“Moska, nëpërmjet ndikimit politik dhe Pekini, përmes huave, synojnë të “parandalojnë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së në Ballkan,” tha Gjukanoviç në një intervistë për “Reuters”.

Sipas tij, kjo do të thotë se rajoni duhej të ishte interesi kryesor strategjik i Bashkimit Europian.

“Nëse BE nuk e kupton këtë, unë kam frikë se e ardhmja jonë mund të jetë në rrezik,” tha ai.

BE-ja është duke vënë si kusht çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por është duke ulur fondet për vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku me Bankën Botërore dhe huadhënësit e tjerë perëndimorë, duke e lënë Kinën të mbushë boshllëkun.

“Palët e treta, të tilla si Rusia dhe Kina, po bëjnë përparime për shkak të mungesës së një aktiviteti konkret të BE në rajon”, tha presidenti malazez, duke përmendur lodhjen nga perspektiva e zgjerimit dhe tensionet e brendshme politike”

“Pse institucionet financiare europiane nuk ofrojnë kushte të njëjta?” pyeti Gjukanoviç.

Ndërkohë ekspertët e diplomacisë në Ballkan thonë se Rusia ka punuar shumë për të kthyer apo për të rritur ndikimin në Europë.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, profesor i Diplomacisë në Universitetin e Parisit, thotë se Rusia synon që t’i dekurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Strategjia aktuale e Rusisë është që të pengojë integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes aktorëve lokalë. Në këtë moment, Rusia nuk ka ndonjë synim të rrisë prezencën ushtarake. Mirëpo, të gjitha synimet e saj është duke i arritur duke shtuar tensionet ekzistuese, duke keqpërdorur situatat konfliktuoze në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thekson Murtezaj për “Radio Evropën e Lirë”.

Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara thotë se ndikimi në vendet e Ballkanit Perëndimor është element i rëndësishëm i gjeopolitikës së Rusisë.

“Karakteristikat që ka aktualisht rajoni ynë, faza e tranzicionit të tij, elementet e dukshme të keqqeverisjes në shumë vende në këtë rajon, krizat ciklike të përsëritura, dukuritë si korrupsioni në nivele të larta, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe dukuritë tjera që provokojnë herë pas herë jo-stabilitet, jo-qëndrueshmëri dhe kriza të formateve të ndryshme, janë të gjitha elemente që i hapin dyert mundësisë për t’u rritur prezencën dhe influencën ruse në këtë rajon”, thekson Bashkurti.

Ai thekson se Rusia ka arritur të shtrijë ndikimin edhe në disa nga vendet që janë anëtare të Bashkimit Evuropian. Por, sipas ekpertit, Ballkani Perëndimor është aktualisht një arenë përplasjesh ndërmjet Rusisë, në njërën anë, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, në anën tjetër.

“Pra, kemi një luftë të ftohtë të shekullit 21, me taktika të reja dhe teknologji të reja Rusia e ka Serbinë parterin kryesor lokal. Kjo për faktin se lidhja tradicionale, por edhe bashkëkohore e Serbisë me Rusinë, është krejt e dukshme. Madje lidershipi aktual i Serbisë e ka forcuar këtë bashkëpunim me Rusinë në shumë plane dhe po e përdor në njëfarë mënyre peshën ndërkombëtare të Rusisë, për të rritur presionin  diplomatik mbi Kosovën”, thotë Bashkurti. /i.h

Next Post
Caktohet data kur trupi i pajetë i major Tanushit do të kthehet në Shqipëri

Caktohet data kur trupi i pajetë i major Tanushit do të kthehet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In