• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti kinez do pritet në SHBA nga Trumpi në prill

by Java News
15/03/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan të presë presidentin kinez Xi Jinping për një takim dy-ditor muajin e ardhshëm në vilën e tij në Florida, në brigjet e Oqeanit Atlantik. Ky do të jetë takimi i parë i të dy udhëheqësve.

As Uashingtoni dhe as Pekini nuk e kanë konfirmuar takimin në pronën Mar-a-Lago të zotit Trump, por mediat amerikane njoftojnë se takimi mes dy presidentëve të ekonomive më të mëdha të botës është në plan në mbahet më 6 dhe 7 prill.

Sipas njoftimeve, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson pritet t’i përfundojë planet për takimin Trump-Xi gjatë vizitës së tij në Pekin këtë javë. Ministria e Jashtme e Kinës tha sot se të dy vendet kanë qenë në komunikim të afërt lidhur me takimin midis udhëheqësve të tyre.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha të hënën se zoti Trump dhe zoti Xi kanë në plan të diskutojnë lidhur me kërcënimin që paraqet programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe i provave me raketa, si dhe çështje të tjera.

Presidenti Trump shpesh i ka kërkuar Kinës të përpiqet t’i frenojë veprimet agresive të Phenianit, duke përmendur ndikimin e Pekinit tek regjimi i udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Shtetet e Bashkuara, po ashtu kanë shprehur kundërshtim ndaj krijimit nga Pekini të ishujve në Detin e Kinës Jugore, duke çuar herë pas here anijet kineze pranë ishujve që gjenden në ujëra ndërkombëtare, si një shprehje e forcës në rajon.

Ndërsa Kina pati shprehur shqetësim ndaj SHBA, kur Trump fillimisht foli për mundësinë e fundit të politikës së një Kine të vetme, që pranon pretendimin e Pekinin për Taivanin si pjesë e Kinës. Gjatë tranzicionit të pushtetit, zoti Trump bisedoi në telefon me presidentin tajvanez Tsai Ing-ëen, i cili e uroi atë për fitoren në zgjedhjet e nëntorit. Ky veprim binte në kundërshtim me qëndrimin e mëparshëm amerikan për kontrollin e Tajvanit ndaj Kinës, që Uashingtoni e ka pranuar për herë të parë në vitin 1979.

Por një muaj më parë, Trump e siguroi zotin Xi në një bisedë telefonike, se nuk ka për të patur ndryshim në politikën amerikane të një Kine të vetme, duke e lehtësuar kështu mbajtjen e takimit të planifikuar për në prill mes të dy presidentëve, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Trajneri i Flamurtarit: Më çuan SMS që të mos fusja 3 lojtarë kundër Kukësit

Trajneri i Flamurtarit: Më çuan SMS që të mos fusja 3 lojtarë kundër Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

March 28, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Një pyetje: Bordi u ngrit për të ulur, apo për të rritur çmimin e naftës

March 28, 2026

Nikolovski nuk ka mbrojtur Metën, por racizmin ndaj shqiptarëve

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In