• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Presidenti kërkoi heqjen e flamurit grek nga…, mediat fqinje tregojnë prapaskenat e vizitës së Begajt në Finiq dhe Aliko

by Java News
23/12/2022 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një provokim ekstrem nga presidenti shqiptar, Bajram Begai në prag të vizitës së kryeministrit grek në rajonet minoritare të Vorio Epirit, ka ndodhur gjatë vizitës së tij në komunën minoritare të Finiqit”. Kështu shkruan media greke Protothema në një shkrim kushtuar vizitës së Presidentit të Republikës Bajram Begaj në Jug të vendit.

“Sipas programit të vizitës, Begaj fillimisht do të vizitonte Bashkinë e Finiqit, ku do të pritej zyrtarisht nga kryebashkiaku Kristo Kitsos. Megjithatë, ai nuk u ndal në bashkinë, pasi mësohet se presidenti shqiptar është shqetësuar nga flamuri grek që është i vendosur në oborr, pranë flamujve të Shqipërisë dhe BE-së.
Duhet theksuar se komuna e Finiqit njihet zyrtarisht si ‘rajon minoriteti’ nga autoritetet shqiptare si dhe ndërkombëtarisht, me të drejtën e grekëve atje të shfaqin lirisht simbolet e tyre kombëtare, të përdorin gjuhën greke në administratë, etj. Provokimet vazhduan në sheshin qendror të fshatit Aliko, ku ndodhet një monument për anëtarët grekë të minoritetit Masho, Rafti, Koçi dhe Mitro, të cilët u vranë gjakftohtë nga ushtarët shqiptarë në dhjetor 1990 kur tentuan të arratiseshin në Greqi. Në përpjekje për të frikësuar dhe terrorizuar minoritetin grek, trupat e tyre u lidhën pas makinave dhe u tërhoqën zvarrë në të gjitha fshatrat greke të rajonit. Me Dekret Presidencial të vitit 1994, Shqipëria i quajti katër të rinjtë ‘Dëshmorë të Demokracisë’”, shkruan më tej media.

“Por, sakrifica e tyre, kujtimi dhe origjina e tyre kombëtare nuk u respektuan nga presidenti shqiptar, miqtë e të cilit kërkuan nga policia që pranë monumentit, siç ishte, të mos kishte flamur grek.”

“Ky veprim zemëroi banorët dhe nxënësit e shkollës, të cilët ishin mbledhur në sheshin e fshatit për të pritur presidentin e Shqipërisë dhe u larguan duke protestuar për fyerjen. Pas këtij zhvillimi, kryebashkiaku Kristo Kiço e anuloi ceremoninë dhe nuk pati asnjë vendosje kurore nga Begaj në monumentin e katër grekëve”.

“Siç komentojnë zyrtarë të minoritetit grek, presidenti shqiptar nuk duket i gatshëm të pranojë se në bashkitë minoritare – në bazë të ligjit përkatës – flamuri grek duhet të valojë jashtë ndërtesave publike. Ata theksojnë se Bairam Begai ‘duhet të funksionojë si faktor institucional unifikues dhe jo si një ish-ushtarak me logjikë nacionaliste’, shkruan media greke Protothema.

/s.f

Next Post
EMRI/ Aksidentoi për vdekje 70-vjeçarin, arrestohet pas 4 ditësh drejtuesi i mjetit

U gjet dje i vdekur në aksin Elbasan-Peqin, 50-vjeçari i paidentifikuar ende dyshohet të jetë vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In