Presidenti italian kishte kushtëzuar pranimin e dorëheqjes së Renzit. Mattarella një ditë më parë bëri të qartë se do ta pranonte dorëheqjen e kreut të ekzekutivit vetëm në momentin kur të sigurohej miratimi i buxhetit. Senati Italian votoi buxhetin për vitin 2017 me 166 vota pro, 70 kundër dhe një abstenim duke i hapur kështu rrugë largimit të Renzit.