Presidenti iranian, Hassan Rouhani, u ka premtuar banorëve që qeveria do të mund të ballafaqohet me presionin ekonomik pas sanksioneve të reja amerikane.
Tregtarët iranianë kanë protestuar masivisht të hënën para parlamentit kundër rënies së shpejtë të vlerës së valutës kombëtare.
Uashingtoni ndërkaq e ka ndërmend të zbatojë dënime ekonomike ndaj Teheranit muajt që vijnë, pasi presidenti Trump hoqi dorë nga marrëveshja për programin bërthamor. Kjo mund të prekë përfitimet e Iranit nga eksporti i naftës, transmeton KTV.
Në fjalimin e transmetuar direkt në televizionin publik, presidenti tha se Irani s’do të thyhet nga sanksionet. Sipas tij, këto sanksione janë vetëm pjesë e luftës politike, psikologjike dhe ekonomike amerikane dhe se Uashingtoni do të paguajë çmim të lartë për këtë, përgatiti Koha. (b.an)











