• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Ilir Meta, apo kreu i sindikatës së rojeve!

by Java News
15/01/2022 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Në një përplasje të ashpër dhe me shumë dhunë të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij ndaj Lulzim Bashës, si pa dashje, por me shumë qëllim u fut në mes edhe presidenti Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, Meta hapur u bë palë me zotin Berisha, dhe hapur kritikoi zotin Basha se i duhet legjitimiteti. Duke shkuar më tej se pa mbështetjen e ‘atit të tij politik’ nuk do të mund të zgjidhej në krye të PD!

Kjo ndërhyrje qartazi ishte në mbrojtje të parimeve të kushtetutës! Por, me këtë parim, kur Edi Rama i kërkonte Ilir Metës largimin nga posti si President ai duhej t’i bindej, pasi me mbështetjen e Ramës u zgjodh në krye të shtetit! Ende nuk e kuptoj tagrin ligjor ku thuhet që presidenti i një vendi të flasë për zhvillimet në një parti politike, madje të japë edhe këshilla publike?! Dhe e gjitha nga foltorja e Pallatit Presidencial me një shfrytëzim të pastër jo ligjor.

Presidenti duke mbajtur anë tregon hapur në fakt se cili do të jetë poli i tretë i politikës shqiptare duke filluar që nga ky vit. Një aleancë me emra të vjetër por me kostume të reja shumë të shtrenjta,  Meta-Berisha. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe dhe më kryesorja asgjë të re. Por, ajo që është shqetësuese është qasja e presidentit Ilir Meta, nga një “kalorës i urdhrit për të mbrojtur Kushtetutën”, po sillet si kreu i sindikatës së rojeve!

E ndërsa mund ta justifikoja politikisht, por jo ligjërisht sjelljen e tij gjatë fushatës, kjo qasje vetëm pak ditë nga fillimi i gjykimit në Gjykatën Kushtetuese më duket absurde dhe krejt e panevojshme. Por Meta është i qartë, ai sadopak po i jep oksigjen aleatit të tij të vetëm në politikë, Sali Berishës. Vetëm ky i ka mbetur, as figurat e reja në LSI nuk e duan, jashtë kamerave edhe ata janë në siklet për rikthimin! Aspekti tjetër është se Ilir Meta si një politikan i vjetër e ka nuhatur shkarkimin e tij nga Gjykata Kushtetuese dhe po bën gati terrenin para kohe. Pa lënë pa përmendur iniciativën e tij më të re për hapjen e garës për zgjedhjet lokale në 6 bashki. E gjitha me një qëllim oksigjenimin e opozitës së re me figura të vjetra!

Do ishte më e udhës që Presidenti i vendit tonë, të na i kursente këto sjellje të një niveli mediokër dhe qasje pa lidhje e pa shkak, por ta hiqte kostumin e rëndë të kreut të shtetit dhe të merrte rolin që de facto se ka lënë asnjëherë, si kryetar i LSI-së. Jam i bindur se fantazia që i mungon dukshëm në aksionin presidencial do të shfrenohej në atë opozitar!

Next Post
Horoskopi/ Si reagojnë të gjitha shenjat ndaj tradhëtisë!

Horoskopi/ Si reagojnë të gjitha shenjat ndaj tradhëtisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In