• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i vjen rrotull vrasjes së të huajit

by Frrok Çupi
01/01/2020 00:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Plot një vit, fantazma e një vrasjeje është vërtitur mbi qiellin tonë të trazuar. Presidenti është shfaqur si Makbethi me kokën e mbretit në duar. Por vetëm sot, në ditën e fundit të vitit, kemi dalluar se cila ishte fytyra e ‘mbretit’ të Presidentit.

Sot presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori anën e vrasjes së mbretit… të Italisë, Viktor Emanueli i Tretë. Duket se vetë magjistarja e krijuar prej Shekspirit e udhëzoi presidentin që më në fund ta kryejë aktin e kobshëm të mbetur pezull. Magjistarja e kishte parashikuar fatin.

‘Magjistarja’ shënoi vrasjen e tentuar para 78 vjetësh, në rrugën e Durrësit në Tiranë: Këtu të del para syve gjithë skenari i vrasjes, i hartuar për më shumë se një vit, nga presidenti i Republikës. Rioshi Vasil Laçi, më shumë një emër i sajuar se real, bleu koburen te miku i tij terrorist, dhe i doli para mbretit për ta vrarë. Kjo ndodhi në tokën tonë, ku mbreti vinte si mik.

Sot ne të gjithë kuptuam ku flinte ‘thika dhe helmi’ i Metës. Flinte nën kokën e të huajit. Orët e fundit të vitit 2019, 78 vjet pas vitit 1941, Presidenti nxori nga thellësia e kujtesës një djalosh atentator nga Piqerasi, që kishte tentuar të vriste ‘një të huaj, mysafirin dhe mikun e shqiptarëve’, mbretin e Savojës, Viktor Emanuel i Tretë. Diktatura komuniste na izoloi duke mbajtur në dorë kokën e Vasil Laçit, të krehur bukur e të rruar si në një festë komuniste. Djaloshi i trazuar nga etja e diktatorit për pushtet, kreu aktin e pashembullt në kodet shqiptare të mikpritjes…

Por presidenti aktual, post diktaturë, Ilir Meta, e nxori nga thellë djalin e krehur dhe e bëri prapë hero… Pse? Sepse tentoi të vriste mbretin, fqinjin, superfuqinë, të huajin…

Presidenti ynë, realisht, nuk ‘çan kokën’ as për Vasilin, as për mbretin e Italisë. Presidenti, edhe pse ka tentuar disa herë të kryejë vrasje, edhe pse ka zënë fronin e lartë, nuk ndjehet i qetë. Presidentin e mundon makthi i vrasjes. Fillimisht, që nga Pogradeci lëshoi alarmin se mund të mos kthehej në zyrë pa vrarë veten si Salvador Allende i Kilit. Pastaj e afroi vrasjen me racën shqiptare: Avni Rustem, Mic Sokol, Abaz Aliu…

Sot kryetari i shtetit e zbriti përdhè fantazmën e vrasjes. Me Vasil Laçin zoti Meta kërcënon të huajt. Të huajt, domethënë perëndimorët që nga Amerika deri në Berlin, u bënë shkaktarët që presidenti të mos e refuzonte dot Reformën në Drejtësi; pastaj që të mos u mohonte qytetarëve zgjedhjet, pastaj që të mos digjej Parlamenti…

Të huajt, dmth., Amerika dhe Evropa, u bënë shënjestra e Metës në luftë për të mbajtur pushtet edhe pse i dënuar me shkarkim. ‘Të huajt- deklaroi vetë- e kanë vendin në Korenë e Veriut’, jo në vendin e Vasil Laçit.

Me dekoratën për atentatorin e mbretit të Evropës 78 vjet më parë, presidenti evokon historinë e pabesisë dhe të vrasjes në emër të patriotizmit të rremë. Të parët- sipas këtij simboli- e kanë radhën të huajt, nga Uashingtoni në Bruksel. Të dytët e kanë radhën ata që mund të bëhen viktimë e intrigës ‘patriotike’ dhe e luftës makbethiane për pushtet. Nuk ka largim të Ilir Metës, aq sa ‘të vdekurit bëhen të gjallë’ dhe vice- versa!, ky është mesazhi.

Sot presidenti ka dëshmuar një qëllim të egër, le ta marrin mesazhin kancelaritë e Perëndimit; Magjistarja e solli në shteg.

Next Post
Parashikimi i Meri Shehut për Kryemadhin: Në 2020-ën prisni një Monikë krejt ndryshe

Parashikimi i Meri Shehut për Kryemadhin: Në 2020-ën prisni një Monikë krejt ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In