• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i UEFA-s kritikon VAR: Të llogarit pozicion jashtë loje, nëse ke hundën e madhe…

by Java News
04/12/2019 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka pranuar se VAR-i është si një rrëmujë, por tha se nuk ka kthim mbrapa nga përdorimi i video-teknologjisë. Ky program teknologjik u krijua për të zvogëluar numrin e vendimeve të diskutueshme të gjyqtarëve, por ka prodhuar më shumë debate në Premier League, këtë sezon. Pjesa më e madhe e këtyre polemikave lidhen me vendimet e “offside” praktikisht të padukshëm për syrin e lirë, por mjaftueshëm për të anuluar disa gola, pas rishikimeve të pamjeve filmike shpesh të gjata.

“VAR është një rrëmujë, – tha Ceferin për “Daily Mirror”. – Unë nuk mendoj se toleranca e një, ose dy centimetrave për “offside”, për shembull, është e mjaftueshme. Ne do t’i propozojmë një ndryshim IFAB. Gjithashtu, gjyqtarëve tanë”. VAR ka hyrë në përdorim në pjesën më të madhe të Europës , ka funksionuar më gjatë se në Premier League. Ceferin mbrojti standardet e aplikuara në garat e vetë UEFA-s, por përmirësimet e video-teknologjisë janë akoma të nevojshme.

“Ne nuk kemi shumë ndërhyrje në garat e UEFA-s, sepse kryeshefi ynë i arbitrave, Roberto Rosetti, i tha VAR-it: Duhet të jetë një gabim i qartë dhe i dukshëm, që ta merrni në shqyrtim, – shtoi kreu i UEFA-s. – Por, në ditët e sotme është një presion i ndryshëm. Nëse jeni gjyqtari në fushë, edhe pse keni 70.000, ose 80.000 njerëz duke bërtitur, duhet të vendosni vetë, jo një person i fshehur diku në Londër, Berlin apo diku tjetër.

Unë nuk kam qenë një tifoz i VAR. Madje, kam qenë shumë skeptik dhe mund të them se nuk më pëlqen rezultati i deritanishëm. Sidoqoftë, për fat të keq, nuk ka më asnjë kthim mbrapa. Futbollistët nuk festojnë më pas një goli, por presin VAR. Në këto kohë rrezikon të jesh në pozicion jashtë loje vetëm se ke hundën e madhe. Linjat e “offside” janë të vizatuara nga VAR, ndaj ky kriter është pak subjektiv. Propozimi ynë është që të kemi një tolerancë prej 10 apo 20 centimetrash në këto raste. Para dy javësh patëm një takim me trajnerët më të mirë, Klopp, Ancelotti, Guardiola, Allegri dhe Zidane. 

Iu treguam një faull me dorë dhe i pyetëm nëse ishte i dënueshëm apo jo. Gjysma tha po, të tjerët thanë jo. Prandaj, më thoni si mund të jetë e qartë rregullorja. Disa arbitra në Angli nuk e kontrollojnë fare VAR, ndërsa në Itali rrinë gjysmë ore për të marrë vendimin. Anësorët as nuk e ngrenë më flamurin. Ata presin, presin dhe presin VAR. Si ta përcaktojmë një prekje të topit me dorë, nëse është i qëllimshëm apo jo? Arbitri nuk është psikolog, që ta dijë nëse prekja me dorë bëhet me qëllim apo jo. Pra, është një rrëmujë, një lëmsh”.

g.kosovari

Next Post
Bilanci i fundit/ Voda: Janë shembur 1183 banesa. 5514 shtëpi dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë

Bilanci i fundit/ Voda: Janë shembur 1183 banesa. 5514 shtëpi dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

January 31, 2026
“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

January 31, 2026
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

January 31, 2026
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

January 31, 2026
LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

January 31, 2026
Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In