• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Socialistëve Europianë letër Tusk: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë

by Java News
16/10/2019 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Partisë së Socialistëve Europian, Sergei Stanishev i ka dërguar sot një letër Presidentit të Këshillit Europianm Donald Tusk, të cilit i kërkon që të nisin bisedimet për anëtarësimin e Shqipëriësë me Maqedoninë e Veriut.

Letra është publikuar nga kryetari i Grupit të PS-ë, Taulant Balla dhe në të theksohet se duhet mbështetur Shqipëria në procesin e integrimit.

“Duke i’u drejtuar kombeve të tyre, Kryeministrat progresivë Zoran Zaev dhe Edi Rama kanë investuar kapital të rëndësishëm politik, duke ndërmarrë reforma të dhimbshme dhe duke marrë vendime të vështira për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Marrëveshja e Prespës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, për shembull, e cila i dha zgjidhjen mosmarrëveshjes të gjatë midis dy vendeve për emrin, nuk ishte më pak se historike. Ishte një shembull i gjallë i vendosmërisë së udhëheqjes politike të këtyre vendeve për të kthyer faqen e konfrontimit në rajon dhe për të hapur një faqe të re për vendet, atë të bashkëpunimit evropian, solidaritetit dhe miqësisë së sinqertë.

Negociatat e anëtarësimit nuk duhet të shihen thjesht si një shpërblim, por më tepër si një proces i cili ka një vlerë të vërtetë të shtuar dhe u siguron vendeve dhe BE-së instrumentin e nevojshëm për të përmirësuar arritjet e mëparshme, duke u mbështetur në përparimin e bërë dhe përafrimin e mëtejshëm të vendet e pranimit me politika dhe standarded e BE-së. Pa mbështetjen tonë, do të ishte shumë më e vështirë për ta të ecur përpara vetëm. Kjo është arsyeja që ekziston politika e zgjerimit dhe ajo njihet gjerësisht si një nga politikat më të suksesshme të BE-së.

Të mos konsiderosh arritjet e dy vendeve, së bashku me politikën dhe angazhimet tona të Zgjerimit tani do të ishte një gabim i rëndë strategjik. Si Kryeministër i Bullgarisë në kohën e pranimit tonë në BE, unë personalisht e di shumë mirë punën e vështirë që duhet në procesin e negociatave dhe në fazën përfundimtare. Unë gjithashtu e di se si frika e shtyrjes së mëtejshme reflektohet në opinionin publik. Prospektiva e thjeshtë e arritjes së qëllimit të madh kombëtar venitet, megjithë përpjekjet më të mira të një kombi të tërë, jo vetëm administratës publike, ushqen zhgënjimin dhe indinjimin në shoqëri.

Nëse BE nuk i respekton angazhimet e saj tani, ky zhgënjim në shoqëritë vetëm do të thyejë besimin që ata tani kanë në BE dhe do të nxiste populizmin dhe nacionalizmin shkatërrues anti-BE. Ne nuk mund të lejojmë që ringjallja e nacionalizmit të minojë përpjekjet drejt paqes dhe pajtimit në këtë rajon ende të brishtë të demokracive të reja, ku plagët e së kaluarës ende nuk janë shëruar plotësisht. Kjo nuk është në interesin më të lartë të BE-së, dhe sigurisht që do të luajë rol në duart e lojtarëve të tjerë, të cilët dëshirojnë të mbushin boshllëkun që lamë pas”, thuhet në letrën e Stanishev.

g.kosovari

Next Post
Arrestimi i vrasësit të dy prostitutave/ Lleshaj: Vlonjatët sot duhet të ndihen më të qetë, operacioni vazhdon

Arrestimi i vrasësit të dy prostitutave/ Lleshaj: Vlonjatët sot duhet të ndihen më të qetë, operacioni vazhdon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
voton-berishaaa-770×420

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

February 3, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

February 3, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

February 3, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In