• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i ri/Peleshi: Duam të presim opozitën. Luan Rama: Akt përgjegjshmërie

by Java News
20/04/2017 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhja e Presidentit të ri ka krijuar jo pak debate, jo vetëm mes forcave politike në vend, por edhe më gjerë.

Dy raundet e para për këtë proces janë djegur, për faktin se ende nuk ka një emër. Pas dy seancave që kanë zgjatur nga pak minuta, njëra e zhvilluar pasdites e së mërkurës, edhe një të enjten, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që raundi i tretë të zhvillohet të enjten e ardhshme. Por sipas disa zërave, këto raunde po digjen qëllimisht nga mazhoranca, e cila deklaron se i ka votat e nevojshme, por nga ana tjetër nuk sjell kandidatura për këtë post. Në emisionin “Të paekspozuarit” në “News24”, zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se mazhoranca i ka kushtet për ta zgjedhur presidentin në komoditet, nisur edhe nga numri i votave që ka, por ai shtoi se përfshirja e opozitës në këtë proces është e rëndësishme.

“Nuk më duket se problemi më i madh i Shqipërisë sot është qëndrimi i partive politike për të bërë kërkesa për veprime sa i lejon ligji. Sa i takon zgjedhjes së presidentit, dua të them se nuk është ndonjë mëkat se u dogjën dy raunde, ndërkohë që opozita nuk është në Kuvend. Ne nuk do të donim që të bënim zgjedhjen e presidentit në komoditet, thjesht duke e votuar se numrat i kemi. Po kështu nuk duam që të hyjmë në zgjedhje pa opozitën”, tha Peleshi.

Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili theksoi se afati 7 ditë për t’i dhënë mundësinë opozitës t’i bashkohet këtij procesi, është një akt përgjegjshmërie.

“Fakti që ne duam edhe opozitë të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit, është një akt përgjegjshmërie”, tha Luan Rama.

c.a

Next Post
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kishte mbushur furgonin plot me drogë

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kishte mbushur furgonin plot me drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In