Ora 16 e ditës së sotme është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president që do të votohen në raundin e parë të votimit pasditen e të hënës.
Por shanset janë të mëdha që ky raund të ezurohet pa një kandidat, çka e lejon dhe kushtetuta.
Kjo pasi palët kanë nisur një proces negociatash për të gjetur një kandidaturë konsensuale.
Të premten, grupi i mandatuar nga socialistët për këtë proces u takuan me përfaqësuesit e 2 prej 3 grupeve parlamentare të opozitës, të cilët u dakortësuan për të ritakuar dhe sjellë propozimet konkrete.
Partia Demokratike ende nuk ka pranuar të ulen në diskutime, por përmes një letre Enkelejd Alibeaj ju bëri të ditur socialistëve kushtet që ata vendosin për t’u ulur në tryezë mes të cilave e drejta e propozimit për emrat t’i lihet opozitës.
/a.r