• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i ri, PS: Negociata me 3 grupet parlamentare, gati propozimet në mbledhjen e ardhshme…

by A R
05/04/2022 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me moton mësojmë nga gabimet tona, socialistët do të udhëhiqen në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Procesi i vitit 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të bëjë diferencë”.

Ajo që dinë deri tani është që nuk duan një president si Ilir Meta, por po ashtu që do të negociojnë vetëm brenda institucionit të parlamentit dhe për këtë Taulant Balla citon përcaktimin kushtetues.

“Është një proces ekskluziv brenda parlamentit të Shqipërisë”.

Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë përpjekje nga selia blu për të negociuar me socialistët për emrin e ri të kreut të shtetit dhe arsyeja mbi të gjitha për të lidhet me mosbesimin që kanë tek kundërshtari.

“Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën”, tha disa ditë më parë në Shkodër Berisha.

“Kur djalli mundohet të lexojë biblën në gjuhën e vet ky është problemi i djallit nuk është problemi i biblës”, u përgjigj Balla.

Por dhe socialistët nuk e kanë aspak në plan që të nisin një dialog me grupin e Themelimit, sepse njohin vetëm drejtuesit e kësaj force që janë pjesë e Konferencës së Kryetarëve.

“Nuk gjej asnjë pikë të rregullores së Kuvendit, pikëtakimi me Sali Berishën. Kuvendi i Shqipërisë ka 3 grupe parlamentare opozitare”.

Balla, Gjiknuri dhe Spiropali u mandatuan nga grupi i tyre parlamentar për të drejtuar negociatat për procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa për Alibeajn, sipas Ballës s’ka nevojë për një mandat politik sa kohë është kryetar i Grupit Parlamentar.

“Sa kohë është kryetar i grupit parlamentar nuk ka nevojë të mandatohet aty”.

Asnjë negociatë apo komunikim informal nuk ka ndodhur deri më tani me palën tjetër dhe do të nisë vetëm pasi parlamenti të votojë për fillimin e procedurës që parashikon Kushtetuta. Ndërsa zarfet me propozimet e socialistëve për kreun e ri të shtetit do të dorëzohen në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar, siç iu kërkua nga Kryeministri Rama.

/a.r

Next Post
Rritje çmimi/ Bordi merr vendim për çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina deri në 12 prill

Rritje çmimi/ Bordi merr vendim për çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina deri në 12 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In