Ky është formulari që do të plotësojnë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për emrin e presidentit të ri të kreut të Shqipërisë.
Çdo deputet do të propozojë deri në tre emra për postin e kreut të shtetit, që do i dorëzohet pastaj grupit të punës për këtë çështje që drejtohet nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.
PS do të mbledhë nesër grupin parlamentar ku një nga çështjet që do të shqyrtohet do të jetë pikërisht kjo, ndërsa një ditë më vonë Balla ftoi në takim krerët e grupeve parlamentare në diskutim në një nga sallat e Kuvendit.
/b.h