Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës do të të zhvillohet më 23 Maj në orën 18:00. Vendimi u mor ditën e sotme nga Konferenca e Kryetarëve.
Po ashtu u vendos që deri më 22 Maj, ora 16:00 është afati për propozimet për kandidaturat.
Ditën tjetër, më 23 Maj në orën 10:00 u la dakord që të mblidhet Komisioni i Ligjeve i cili duhet të verifikojë dhe miratojë kandidaturat e propozuara.
/a.r