Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka treguar sot se PS është në orët e fundit vendimtare për të dalë me emrin e kandidatit që nesër do të zgjidhet në Kuvend si Presidenti i vendit.
Gjiknuri tha se Rama ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që duhet të ketë kandidati si i përshtatshëm në këtë moment për vendin
Pyetje: Emri i Presidentit do dalë nga zarfet apo do ketë dhe propozime të reja?
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri:
Emri i presidenti do diskutohet sot në Kryesi ku është marrë opinioni i deputetëve.
Grupi negociator dhe kryetari i PS ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që i duhet vendit në këtë moment për rikthimin e legjitimiteti moral që është figura e presidentit.
Të gjitha emrat janë në konsideratë por grupi negociator dhe kryesia a e PS sot do marrë vendim.
/e.d