• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i ri, dilemat për një socialist apo të paangazhuar!

by Arbër Hitaj
24/04/2022 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Zgjedhja e Presidentit po kthehet ne eventin më të rëndësishëm politik të stinës, pas betejës së  Berishës me Ambasadoren Amerikane kuptohet.

Diskutimet janë fokusuar në parimet dhe identikitin që duhet të këtë kreu i ri i shtetit, por harrohet elementi që është më thelbësori, eksperienca dhe qasja që mund të ketë pasur në detyrat e mëhershme. Kushtetua njëjtë ka qenë, problemet kanë dalë nga interpretimi i shtrembër, sidomos në Presidencën e Ilir Metës! Po të shikohet mënyra se si janë zgjedhur presidentët e kaluar, gjithmonë në muajt e parë të ‘mjaltit’ me qeverisjet, kanë qenë më të miri! Të gjithë pa përjashtim janë  konsideruar si presidenti mbi palët, që do garantonin ruajtjen e Kushtetutës.

Por pas vetëm 1 viti, maskat ju ranë dhe papritur ata që ishin kandidatët më të përkryer, u kthyen në horra bulevardi, të shitur, të partisë etj! Lumenjtë me akuza nuk kishin të sosur. E vërteta është se Ilir Meta në presidencën e tij, i mishëroj të gjitha kritikat që çuan deri në shkarkimin për herë të parë nga mazhoraca, por ish Presidentët e tjerë besoj pak ose aspak! Si me angazhimin por edhe me heshtjen e tyre! E megjithatë, asnjë nuk doli i pa lagur nga ‘problemet’ në Presidencë. Por a mundet që kjo të shmanget në të ardhmen? Padyshim që jo.

Asnjë president i ardhshëm, nuk mund të mos mbajë qëndrime të forta që do ja diktojnë rrethanat e të ardhmes, që mund të çojë në ‘mërzitjen’ e forcës që do e zgjedhë, duke e shpallur më tej armik ose tradhtar.

Thënë sa më lart, por parë edhe mungesën e konsensusit nga opozita e ndarë në disa thela, dhe me një problem të madh me SHBA, socialistët janë të ‘detyruar’ ta zgjedhin të vetëm presidentin e ri. Pavarësisht diskrecionit në votimin e 3 kandidatëve për Presidentë nga deputetët e PS, disa informacione kanë rrjedhur.

Mimi Kodheli ish ministre e mbrojtjes ka dalë më e votuara, mes emrave si Vali Bizhga një emër enigmatik për publikun por shumë e njohur nga kreu socialistëve Edi Rama, ish deputetja dhe kryetarja e parë e grupit parlamentar të socialistëve Valentina Leskaj apo edhe Majlinda Bregu ish ministre e integrimit në qeverinë Berisha, që ka marrë pak vota, 2 më konkretisht. Pra mes ‘presioni’ të brendshëm dhe atij të jashtëm për një emër jo politik, duket sikur gjasat janë për një emër jashtë saj.

Por sa e sigurt është që edhe pse i jashtëm presidenti i ri të jetë mbi palët? Siguria është e njëjtë me parashikimet e sakta për tërmetet, pra zero! Kushdo që të jetë emri i ri, duke parë edhe situatën e diktuar nga koniunktura të jashtme apo brendshme është i/e destinuar të jetë i ashpër me qeverinë dhe kritik me opozitën në veçanti nëse ajo do të zgjedhe përsëri Berishën në krye.

Edi Rama do e kishte më të lehtë ti gjente argumentet ndaj një Presidenti kritik se sa ndaj një presidenti kritik ish bashkëpunëtore. Kjo e bën më të lehtë zgjedhjen, por jo bashkëjetesën, që me shumë gjasa pas muajve të parë do të jetë problematike.

Next Post
Gjekmarkaj takime me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe Katalonjës, ja çfarë u bisedua

Gjekmarkaj takime me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe Katalonjës, ja çfarë u bisedua

Comments 1

  1. Irakli Çome Gorica says:
    4 years ago

    Fund javë të këndëshme.
    Sa për presidentin, mos e lodhni mëndjen, mbasi këtë e di vetëm Ai, , ZEUSI, , se kush do të jetë, burrë me flokë apo tullac, me mustaqe apo pa mustaqe, ose grua, bionde apo brune, e gjatë apo e shkurtë.
    Prandaj, fundjavë me të dashurit dhe pini ndonjë pikë raki (jo skrapari) thane, dhe shtrengoni bythët për javën që vjen.
    Ka punë…….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In