• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Republikës duhet të mbrojë fëmijët e tij!

by Brizida Gjikondi
19/04/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brizida Gjikondi/

Asnjë nënë, kurrë, për asnjë arsye, me ose pa arsim, përmënd, përdor dhe cënon fëmijët për shkak të ambicjeve politike që ka. Politika shqiptare ka parë shpesh raste, burrash kryesisht, që kur kanë probleme me korrupsionin, hetimin, opinionin dhe moralin në mënyrën më të neveritshme, fshihen mbrapa fëmijëve të tyre, sëmundjeve ose dhe thjesht ekzistencës së tyre.

Të përmëdësh, ose të përdorësh fëmijët duke i bërë ata të cënueshëm në privatësinë e tyre, është gjëja më e shëmtuar që arrin të bëjë kjo kastë e degraduar politike.

Dhe gjithë kjo qasje nuk vërteton gjë tjetër vec rrënimin e saj total, deri në atë pikë sa i shpërfytyron dhe si qënie prindërore, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë që të jep ajo përkatësi, të të qënit prind.

Bashkëshortja e presidentit të Republikës, me një agresivitet dhe një ligjërim vulgar ju hakërrye një simotre të saj (simotër vetëm nga gjinia) duke shfrytëzuar pikërisht këtë grua të thjeshtë si tribunë për klithmat jo serioze dhe hakërryese të saj në një fjalim patetik, që cdo shitëse tek gabi do ja kish zili.

Duke konfirmuar jo vetëm nivelin e saj intelektual, por sidomos duke konfirmuar një tragjikomedi të madhe, kjo kastë politike po ju përvetëson shqiptarve jo vetëm, pasuritë dhe jetët por edhe klithmën, kauzat dhe ligjërimin.

Domethënë, këta janë njëkohësisht dhe shumë të varfër dhe shumë të pasur, dhe shtypës dhe te shtypur dhe për të bindyr dynjanë për “moralin” dhe koherencën e tyre, fusin në lojë dhe cënojnë dhe fëmijët e tyre, duke harruar që dy prej fëmijëve i ka madhorë, njërën të mitur, dhe sidomos njëra prej tre fëmijëve është Zonja e parë e Shqipërisë.

Por kjo kakofoni nuk mbaron këtu, ajo këtu veç konfirmon disa të vërteta ulëritëse për stadin ku ndodhet Shqipëria sot, media investigative, drejtësia, intelektualët dhe morali shoqëror.

U cudita kur dëgjova që sipas Freedom House, Shqipëria ka zbritur me shtatë vende në indeksin botëror të lirisë së medias, po si ka mundësi vallë, dhe kush? Pikërisht kjo media që i tund erashkën haptaz rrogëpaguesve të vet, dhe kurrë, përsëris kurrë, kësaj kaste mafioze me koperturë politike mbi interesa ekonomike nuk i ka cjerrë maskën.

Asnjëherë nuk kam dëgjuar një investigim të vërtetë nga këta gazetarë të persekutuar mbi jetët e politikanëve shqiptarë, të tyre dhe fëmijëve të tyre, gjobat, rrogat që kanë mledhur si taksë emërimesh, pasuritë që kanë, brënda dhe jashtë Shqipërisë, nga Italia, Franca, Anglia deri në Amerikën e largët, pasuritë që kanë nën emra vjehrrash, kunatash, ndërtuesish dhe anonimësh të robëruar.

Si grua, asnjëherë nuk parapëlqej të shkruaj ose të merrem me një grua tjetër, por kjo pjesa e fëmijëve vërtetë është shumë e ndjeshme për tu dëgjuar dhe për tu përdorur në këtë klimë kaq të tensionuar nga shushunjat e vlerave të shqiptarve, si majtas dhe djathtas.

Rreth viteve 2005-2008 kam qënë pjesë e LSI, si shumë shqiptarë që shpresuan se korrupsioni i Nanos dhe agresiviteti i Berishës duhet të ndëshkoheshin.

Kur u largova bashkëshortja e presidentit të tanishëm dhe ish- kryetarit të LSI të atëhershëm, nuk ishte as anëtare e Kryesisë, ndërkohë mbas 11 vjetësh edhe pse ka anëtarë kryesie të atëhershëm, ajo është bërë kryetare e Partisë, natyrshëm më vjen një pyetje naïve, mos vallë ajo parti është pronë dhe biznes familjar?!

Dhe pyetjen e dytë e kam për macen me emrin Sasha, atë që kishte banjon e 11-të si banjo personale, ajo ku ndodhet tani, në Lalëz, tek Kodra e Diellit të Tiranës apo në Kodrën e Diellit të Londrës, dhe cfarë mendon ajo për këtë situatë?!

Next Post
CNN: Joe Biden do të shpallë kandidaturën për President të SHBA

CNN: Joe Biden do të shpallë kandidaturën për President të SHBA

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Te lumte Briseida.E jam cmuar forcen tende intelektuale qe kur te pashe ne mbledhjen e gruas ne vitin2009.Nuk e ke humbur kurre kurajen per te thene te vertetat jetesore.Faleminderit o njeri i mire.Shqiperis ka sot shume nevoje per njerez si Ty.Faleminderi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In