• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Presidenti i përgjuar

by Java News
21/10/2015 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Presidenti i Republikës ka bërë një denoncim tronditës: “…në aspektin privat, familjar, jo institucional, kam qenë nën kontroll, nën verifikim, nën monitorim, përfshirë dhe përgjimin e familjarëve të mi”. Zoti Nishani nuk thotë se kush e ka vënë nën përgjim. Ai vetëm ngre pretendimin se ka prova dhe dëshmitarë që e faktojnë një aktin e rëndë.

Eshtë e disata herë që Presidenti i Republikës ngre një akuzë të tillë. E vërtetë? Paranojë? Mbrojtje duke sulmuar apo sulm për të mbrojtur tjetër gjë? Ka mundësi të jetë një nga këto arsye apo dhe shumë arsye të tjera që e kanë shtyrë Presidentin të bëjë këtë deklaratë. Viktimizimi i krerëve të shtetit në vite nuk është gjë e re; ka qenë një sport i preferuar i kryeministrave, të cilët e zgjidhnin dualitetin me ta si një formë lufte pa luftë, në rastin më të mirë. Në marrëdhëniet e kryeministrit të sotëm dhe presidentit, lufta pa luftë është normë; përtej respektit të ftohtë në dukje, as njëri dhe as tjetri nuk e fsheh antipatinë për njëri-tjetrin dhe nuk lenë asnjë shans të bjerë përdhe për t’i dhuruar shkopinj rrotave të tjetrit; Rama që nuk e merr seriozisht dhe Nishani që e sheh seriozisht si armiqësore gjithça që vjen nga maxhoranca e majtë. Herë duke bërë viktimën e saj e herë duke i shkaktuar “viktima” aty ku mundet. Por kësaj here është tejkaluar çdo kufi. Mund të jetë i vërtetë apo mund të jetë i rremë denoncimi presidencial për përgjimin, kjo është një çështje tjetër. Eshtë çështje thelbi. Formë dhe thelb është që denoncimi nuk mund dhe nuk duhet të kalohet me heshtje, me tallje, me ironi apo dhe me batuta. Kërkohet përgjigje e qartë dhe pa dykuptimësi: përgjohet apo jo Presidenti i Republikës?

Ka shumëçka që bën përshtypje në këtë histori të përsëritur. Jo vetëm shkaku në vetvete, por edhe pasoja, jo vetëm fakti, por edhe postfakti. Eshtë lehtësia e papërballueshme me të cilën merret një denoncim i tillë që vjen nga kreu i shtetit dhe e njëjta lehtësi me të cilën përcillet në harresë, anashkalohet shumë shpejt deri sa vetë Presidenti i Republikës e rinxjerr në treg me ankesën fatale: Më përgjojnë!

Ka urgjencë dhe rëndësi të posaçme që një gjë e tillë të sqarohet. Sepse cilado qoftë e vërteta, ajo është e hidhur. Edhe në rastin kur Presidenti thotë të vërtetën, edhe nëse Presidenti ushqen një paranojë vetjake. Madje është vështirë të thuhet se cila është më e rëndë mes tyre.

Zoti Nishani thotë se ka refuzuar për momentin kryerjen e një hetimi. Jo se një i tillë ka filluar, por sipas tij, ai do ta kërkonte nisjen e tij “…në momentin kur do të krijohen kushtet tërësisht të përshtatshme”. Se cilat janë këto kushte, kjo nuk thuhet. “Puzzle” policesk nga presidenca hesht seriozisht në këtë pikë.

Por tashmë Presidenti nuk e ka më në dorë gurin e hedhur dhe as nuk mund ta rikthejë më në zyrën e tij. Ai gur është i destinuar të bjerë në një institucion. Nuk është ky rasti për një lojë “Win-Win”, të gjithë të fituar. Edhe presidenti që siguron së paku vëmendje me këtë denoncim, edhe ekzekutivi që kthen fletën pa dhënë përgjigje. Nuk mund të fitojnë të dy palët sepse i humbur që në krye të herës është serioziteti i shtetit. Sepse një president i përgjuar, nuk është një individ i trazuar paligjshmërisht, por është një shoqëri e përdhunuar.

Eshtë urgjente që të nisë një hetim i pavarur nga dëshira presidenciale për të gjetur “momentin dhe kushtet e përshtatshme për të”. Të gjitha agjensitë që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë – përgjimin – nga dje janë nën dyshim. Edhe struktura të mundshme, jozyrtare, nëse ekzistojnë, janë sërish të dyshuara. Lipset një hetim i shpejtë dhe i besueshëm. Po të ishte e nevojshme, le të kërkohet dhe ndihmë e specializuar ndërkombëtare në hetim. Sipas zakonit dhe besimit të vjetër shqiptar, FBI-ja do të ishte ideale për të sqaruar nëse presidenti dhe familja e tij e afërt është nën përgjim. Në fakt është pak sureale – duke njohur dy personzhet e përfshirë Nishanin e Ramën – të përfytyrohet kryeministri duke pritur të lexojë procesverbalet e përgjimit të jetës private të Presidentit. Dhe, sërish duke u njohur të dy personazhet, është vështirë të mendohet se çfarë mund t’i nevojitet tjetër Ramës për ta pasur e përdorur si armë arrogante e shantazh kundër Nishanit.

Përtej lehtësisë me të cilën merret politika në Shqipëri, kjo nuk duhet të jetë një dosje që mbyllet pa u hapur. Me heshtje. Me qeshje e ngjeshje. Njëlloj siç ka ndodhur e ndodh rëndom. Katër vjet më parë, pothuaj u provua se figura të rëndësishme të opozitës, përfshi dhe kryetarin e saj, ishin vënë nën përgjim të paligjshëm. Një fakt që u pranua indirekt edhe nga ish-kryeministri Berisha, edhe nga zoti Nishani, atëherë ministër i brendshëm. Në dimrin e këtij viti një komision parlamentar dha prova se personazhet më të rëndësishëm të maxhorancës së sotme, përfshi kryeministrin, kryetarin e kuvendit, ministrin e brendshëm, ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme. Por hetimi i këtij komisioni nuk u bë publik zyrtarisht. Askush nuk u quajt zyrtarisht faktor dhe askush nuk u ndëshkua për këtë mëkat.

Eshtë kurioze të verifikohet qëndrimi i PD-së, partisë që prodhoi mandatin presidencial të Nishanit ndaj kësaj çështjeje. Herët e tjera kur presidenti ka bërë të njëjtin denoncim, selia buzë Lanës nuk ka reaguar. Njëlloj sikur e linte të vetmuar Nishanin në fatin e tij të keq të bashkejetesës me një maxhorancë “armiqësore”. Kësaj here edhe tonet e denoncimit presidencial janë më të larta, edhe provat për të duhet të jenë më të qarta.

Ka vetëm një përjashtim. Vetëm në rast se prova nuk quhen detaje shpesh shumë qesharake që botohen në rubrikën e humorit të TemA-s dhe që flasin pikërisht për jetën private të presidentit. Nëse do të ishte kështu, ky do të ishte një keqkuptim i madh. Ndodh ndonjëherë që letërsia prodhon situata fantastike, të cilat mund të jetësohen më pas edhe në realitet. Pak a shumë një gjë të tillë thoshte dikur autori amerikan i “Plaku dhe deti”, Hemingueji i madh. Por nëse Nobelisti do të kishte të drejtë në aksiomën e tij për shkrimtarët, do të ishte vërtet shumë trishtuese të besohej se shqetësimi presidencial kishte për lëndë të parë edhe fiqtë e gardës, edhe fasulet e shtëpisë, që gazeta TemA nxjerr me të tallur në pazar. Ndryshe, Zoti e ruajtë humorin!

Next Post

Floyd Mayweather, i dashuruar marrëzisht pas... makinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In