• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Presidenti i parë që dëshiron të “ndajë” Amerikën”/ Ish-Sekretari i Mbrojtjes, akuza të forta ndaj Trump: Jam i zemëruar sepse…

by Java News
04/06/2020 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jim Mattis, ish-Sekretar i Mbrojtjes në administratën Trump, i cili dha dorëheqjen për të protestuar ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, akuzoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara se po përpiqet të “përçajë” Amerikën.

“Në jetën time, Donald Trumpi është presidenti i parë që nuk përpiqet t’i bashkojë amerikanët, dhe as pretendon ta bëjë një gjë të tillë,” shkroi ai në një deklaratë të botuar në internet nga revista The Atlantic të mërkurën.

“Përkundrazi, ai po përpiqet të na ndajë”, tha ish gjenerali i respektuar i marinsave, i cili deri më tani kishte shfaqur rezervat e tij pa komentuar kurrë drejtpërdrejt për mandatin e miliarderit republikan.

“Vëzhgova ngjarjet e kësaj jave, i zemëruar dhe i shqetësuar“, vazhdon ai në këtë aktakuzë të paepur, duke mbështetur demonstruesit që pretendojnë, sipas tij “me të drejtë”, të drejta të barabarta.

Që nga vdekja më 25 maj në Mineapolis e George Floyd, një afrikano-amerikan i asfiksuar nga një polic i bardhë, një valë historike zemërimi është përhapur në qytetet amerikane, duke denoncuar racizmin, dhunën e policisë dhe pabarazinë sociale. Qindra mijëra njerëz protestuan paqësisht në të gjithë vendin, por plaçkitjet dhe trazirat gjithashtu dëmtuan lëvizjen.

Donald Trump, shumë i heshtur për përgjigjen e tij ndaj praktikave të denoncuara nga demonstruesit, nga ana tjetër përdori një ton ushtarak dhe kërcënoi të drejtohej tek ushtria për të shuar protestat, duke e prezantuar veten si “president të ligjit dhe rendit”.

“Ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga një pjesë e vogël veprimesh të jashtëligjshme. Demonstruesit janë dhjetëra mijëra njerëz me parime që këmbëngulin që të mbrojmë vlerat tona,” tha Jim Mattis.

“Ne duhet t’i kundërshtojmë dhe t’i mbajmë përgjegjës ata që janë në pushtet që tallen me Kushtetutën tonë,” shtoi ai.

g.kosovari

Next Post
Me maska dhe doreza, Kuvendi mbledh sot deputetët duke respektuar masat e distancimit social

Debatet që priten të zhvillohen sot në Kuvend/ Interpelanca me Lleshaj dhe miratimi i Eurobondin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In