• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Mundjes, Prizreni: Me medaljet olimpike, misioni u krye. Të gëzojmë!

by A R
11/08/2024 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria arriti këtë fundjavë një rezultat historik në Lojërat Olimpike “Paris 2024”: dy medalje bronzi në mundje në kategoritë 65 dhe 74 kg.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, deklaroi për RTSH 24 se pritshmëritë ishin që Zelimkan Abakarov (o. Zelimkhan), Islam Dudaev dhe Çermen Valiev (o. Chermen) të merrnin secili nga një medalje. Në fund, ata që triumfuan janë Dudaevi dhe Valievi.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. E nisëm jo në mënyrën e duhur me Zelimkanin; patëm një sfidë, një padrejtësi me Çermenin [Chermen Valiev] para dy ditësh, por sot po festojmë me dy medalje. Dua t’i përgëzoj djemtë, sepse e di sakrificën që kanë bërë për të ardhur këtu.

Pritshmëritë nuk i kemi tejkaluar. Të tri djemtë janë medalistë. Unë prisja medalje nga të tre. Zelimi nuk është me të dy, por ai është kampioni ynë, sepse na ka bërë të ëndërrojmë me titullin botëror, me medaljet pa fund. Misioni është kryer. Shqipëria duhej të kthehej me medalje dhe sot mbarë komuniteti ynë sportiv, por edhe jashtë tij, duhet të gëzojmë,” deklaroi z. Prizreni.

Ish-mundësi shqiptar që ka qenë edhe vetë sportist në stilin e lirë për peshën 62 kg, duke u renditur dikur edhe i treti në botë, tregoi vështirësitë që iu desh të kalojë Federata për të bindur tre mundësit shqiptarë, me origjinë ruse, për t’iu bashkuar ekipit kuqezi.

“E nisëm me Zelimin dhe Islamin. Ka qenë ish-presidenti Meta që na e ka mundësuar këtë pjesë, me ndihmën e presidentit të Komitetit Olimpik dhe të kryetarit të Bashkisë. Rasti i Çermenit është pak ndryshe dhe sinqerisht e ndiej obligim ta falënderoj z. [Fidel] Ylli, që arriti të marrë nënshtetësinë e tij në kohë rekord. Merita është e gjitha e Federatës së Mundjes.

Para se të vinin në Shqipëri, unë djemtë i kam parë, i kam studiuar, potencialin e tyre. I kam besuar, por ajo çfarë ka rëndësi është që djemtë e kanë besuar dhe kanë dëshmuar në të gjitha aspektet dedikimin, vendosmërinë dhe pasionin.

Unë kam marr përgjegjësinë që i gjithë buxheti i Federatës të ishte në dispozicion të djemve, sallat përgatitore, medikamentet, të gjitha kushtet e nevojshme që ata të vijnë te ky rezultat. Ministria po ashtu ka një rol të rëndësishëm. Ministria, Bashkia, kryeministri nga sot duhet ta shohin ndryshe mundjen,” u shpreh z. Prizreni.

Fitorja e dy medaljeve olimpike të bronzta konsiderohet një ëndërr nga ai, nga ato që “kishim frikë ta besonim”. Por Federata këtë vit ka të tjera sfida që e presin.

“Në muajin tetor Tirana do të jetë vendi organizator i Kampionatit Botëror për moshat U23, vend organizator për Kongresin e Federatës Botërore, që është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin tonë. Si asnjëherë më parë, Shqipëria këtë vit do të organizojë edhe Kampionatin Botëror për të Rritur, ku marrin pjesë katër kategori, të cilat nuk garojnë në olimpiadë. Më mirë dhe më shumë se kaq mundja e sporti shqiptar nuk mund të bënin,” tha për RTSH 24, z. Prizreni.

/a.r

Next Post
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

"Qeveria, përpjekje për të rritur pensionet sipas shportës së konsumit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In