Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të vijë nesër në një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të homologut shqiptar, Ilir Meta.
Ai do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00. Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.
Njëjtë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut doli e zhgënjyer nga Samiti i Bashkimit Evropian, ku liderët e shteteve anëtarë dolën pa një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim të dy vendeve, pas vetos që vuri Franca. Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 12 prill me një qeveri teknike, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen, ndërsa shpalli sërish kandidaturën për kryeministër.