• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Maqedonisë nuk dekreton marrëveshjen për emrin: Antikushtetuese!

by Java News
26/06/2018 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka vendosur të mos e dekretojë Marrëveshjen për emrin “Maqedonia e Veriut”, të arritur mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilën zgjidhet kontesti prej dy dekadave e gjysmë.

Në arsyetimin e presidentit thuhet se marrëveshja është antikushtetuese dhe se çdo zyrtarizim, sipas kreut të shtetit, paraqet vepër penale.

“Nuk kam mandat të nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Një nga shtyllat e politikës programit tim zgjedhor nga viti 2014 është se nuk pranoj ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues. Nuk pranoj ide apo propozime që do të rrezikonin identitetin nacional maqedon, veçoritë e kombit maqedon, gjuhën maqedone dhe modelin maqedonas për bashkëjetesë”, thuhet në komunikatën e presidentit Gjorge Ivanov.

Sipas tij, Marrëveshja për emrin është në kundërshtim edhe me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi në to sipas Ivanovit, flitet për “dallime rreth emrit të shtetit dhe jo për dallime siç flitet në këtë marrëveshje”.

Marrëveshja, thuhet më tej në komunikatë, nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar në përputhje me Kushtetutën.

“Sipas nenit 118 të Kushtetutës së Maqedonisë, marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën, janë pjesë e rendit të brendshëm juridik…Ligji për ratifikimin e marrëveshjes është në kundërshtim me nenet 51, 118 dhe 119 të Kushtetutës”, thuhet në komunikatë.

Presidenti Ivanov vlerëson se marrëveshja e sjell Maqedoninë në pozitën e shtetit të nënshtruar dhe të varur nga një shtet tjetër, përkatësisht nga Republika e Greqisë.

“Sipas nenit 308 të Kodit Penal, qytetari që e sjell vendin në pozitën e të nënshtruarit apo të varësisë ndaj ndonjë shteti tjetër, do të dënohet me së paku 5 vjet burg. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje krijon pasoja juridike që janë bazë për vepër penale”, vlerëson kreu i shtetit.

Marrëveshja për emrin ishte ratifikuar nga Kuvendi i Maqedonisë të mërkurën e kaluar dhe për të kishin votuar 69 deputetë.

Në bazë të Kushtetutës, në rast të mosdekretimit, ligji sërish kthehet për votim, dhe nëse sërish votohet, atëherë presidenti është i obliguar ta dekretojë, në të kundërtën bën shkelje ligjore./REL/

a.ç

Next Post
Si u deportua pa takuar as vajzat kamerieri shqiptar i Nju Jorkut

Si u deportua pa takuar as vajzat kamerieri shqiptar i Nju Jorkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In