• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Presidenti i luksit/ Ilir Meta me dy paga, por me një pasuri të frikshme

by Java News
24/07/2022 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i luksit, Ilir Meta me dy paga, krijoi pasuri sa një

Ilir Meta, sot largohet nga Presidenca, pas mbarimit të mandatit kushtetues.

Përveç bëmave që ka shënuar në drejtimin e kërij institucioni, Meta do të mbahet edhe si Presidenti më i pasur.

Pasuria e tij lakohet si e dyshimtë dhe asnjëherë nuk është verifikuar nga drejtësia, se si është krijuar.

Vettingu politik, ndoshta mund të hidhte dritë, por deri atëherë mund të merren masat për të mos u zënë mat.

Fakti, se si dy persona, Ilir Meta, që ka mbajtur poste të ndryshme shtetërore dhe Monika Kryemadhi si deputete, vetëm me pagat e tyre, u shndërruan në miliarderë, në vendin më të varfër në rajon, mbetet i dyshimtë.

Prona, para në bankë, automjet me vlerë 30 mijë euro, tokë me sipërfaqe 1200m2, kontratë për një apartament me sipërfaqe 317m2, janë këto të dhëna në deklaratën e pasurisë së vitit 2013 për çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët në atë kohë, kishin edhe një kredi prej 175 mijë eurosh të marrë në vitin 2010 për një blerje apartamenti.

Një rritje e ndjeshme e pasurisë vërehet në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve përfituar nga një kontratë me Agikons në vitin 2008, përcaktimin në natyrë të pjesës takuese për tokën që ajo posedonte.

Viti 2017 përkon me kohën kur Meta dhe Kryemadhi dërgojnë fëmijët për studime jashtë vendit.

Ku për një vit për shkollimin e dy fëmijëve paguajnë  160 mijë euro.

Deri në deklarimin e vitit 2018, sipas disa përllogaritjeve, çifti Meta numëron edhe shtatë apartamente të pashitura nga kontrata e zonjës Kryemadhi dhe më shumë se 100 mijë euro llogari bankare, ata kanë edhe një overdraft me vlerë 2 milionë lekë.

Sot, Meta largohet nga Presidenca, me në pronësi, pavarësisht se e deklaron në emër të Kryemadhit, të vilës luksoze me 11 WC dhe 2000 m2 oborr, për të cilën është raportuar se vetëm mobilimi ka kushtuar mbi 400 mijë euro.

Gjithashtu ka edhe tetë apartamente, tri njësi tregëtare dy garazhe, miliona në llogarinë e tij dhe të bashkëshortes.

Pasuria që “përcjell” Metën si President

Llogari bankare të pagës në shumën 1 066 075 lekë.

Llogari të përbashkët me djalin në shumën, 976 734 lekë.

Të ardhura nga paga si President, në shumën 2 056 000 lekë.

Të ardhura nga dietat jashtë vendit, në shumën 1 200 euro.

Pasuria e deklaruar nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi

Apartament banimi me sipërfaqe 99m’ përfituar nga procesi i privatizimit viti 1992, Tiranë.

Apartament banimi me sipërfaqe 75m2 përfituar nga akt trashëgimie nga babai në Tiranë.

Apartament banimi me siperfaqe 66m2, përfituar nga akt trashëgimie nga babai, në Durrës.

Apartament banimi, përfituar me kontratë shkëmbimi me sipërfaqe nëntokësore garazh,  139m2, sipërfaqe banimi 212 m2, sipërfaqe verandë 97m2, në Tiranë.

Njësi tregëtare me sipërfaqe 107 m2, njësi tregëtare me sipërfaqe 63.78m 2.

Njësi tregëtare me sipërfaqe 172m2.

Garazh me sipërfaqe 17m2.

Garazh me sipërfaqe 318 m2.

Apartament me sipërfaqe 69m2.

Apartament me sipërfaqe 103 m2.

Apartament me sipërfaqe 94m2.

Apartament me sipërfaqe 93.5 m2.

Të gjitha pasuritë janë përfituar nga kontrata sipërmarrëse me datë 22.07.2008 pasuar me kontratën e shkëmbimit me datë 23.01.2019.

Apartament banimi në Durrës (Gjiri i Lalëzit) me sipërfaqe  317m2, përfituar nga kontrata e shkëmbimit me datë  21.05.2010.

Tri llogari bankare individuale në shumat, 19 752 euro, 140 000 GPB, dhe 75 710 lekë.

Llogari bankare së bashku me fëmijët, në shumën 3 003 GPB./CNA.al

Next Post
‘Rusia nuk na ka bombarduar!’ Ministri i Brendshëm serb shpërthen në akuza ndaj Perëndimit

Ministri serb i Brendshëm çudit sërish: “Një shërbim i huaj po më kërkon ta lë politikën, të bëhem spiun i tyre”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In