Claudio Ranieri bëhet Oficer i Lartë. Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ka firmosur dekretin që i jep trajnerit titullin honorifik “Oficer i Lartë i Urdhërit të Meritës të Republikës Italiane”.
Nga njerëzit e sportit, këtë çmim e kanë fituar më parë Sara Simeoni më 1986, Gino Bartali vitin pasardhës, Silvio Piola më 1993 e Reinhold Messner më 2014, ndërsa Gianfranco Zola, për atë çka ka bërë me Chelsean në Angli, mori titullin Anëtar Nderi i Perandorisë Britanike, ekuivalenti i titullit Sir për ata që nuk janë të lindur në Britaninë e Madhe.
D.I.