Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s deklaroi të shtunën në Tiranë se Shqipëria ka bërë një transformim të mrekullueshëm dhe se ajo është një anëtare e besueshme dhe e angazhuar në misionet e NATO-s.
Deklarata e tij u bë gjatë konferencës për shtyp që Presidenti Turner po jep në kuadër të punimeve të sesionit pranveror të NATO-s që po mbahet në Tiranë.
Në konference të pranishëm jane dhe Pandeli Majko, kryetar i Delegacionit Shqiptar në Asamble dhe David Hobbs, sekretar i Përgjithshëm i saj. (javanews.al /r.a)