• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti gjerman mesazh të fortë qytetarëve: Demokracia ka nevojë për ne

by A R
24/12/2019 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sfondin e pasigurisë, fyerjeve, antisemitizmit dhe urrejtjes në jetën e përditshme dhe në internet, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier u bën thirrje qytetarëve për më shumë angazhim për demokracinë.

Në fjalën e tij drejtuar popullit me rastin e Krishtlindjes presidenti i Gjermanisë Steinmeier fokusohet vetëm në gjendjen e politikës së brendshme dhe shoqërore në Gjermani. Më 2018 ai në fjalimin e tij iu referua edhe vendeve të tjera ndër të tjera trazirave në Francë, zhvillimeve politike në SHBA, shqetësimit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Kësaj here ai e përqendron fjalimin e tij tek Gjermania dhe vetëm tek Gjermania. Për herë të parë ai shprehimisht përmend urrejtjen me sfond antisemitizmin në vend.

Lidhur me këtë presidenti kujton një ndër çastet më dramatike të vitit në Gjermani, atentatin ndaj një sinangoge në Halle. Një i pandehur ekstremist më 9 tetor u përpoq të hyjë në sinagogën, ku po kremtohej dita e festës hebraike Jom Kippur me mbi 50 pjesëmarrës. Ai dështoi vetëm për shkak të portës së drunjtë të përforcuar masivisht. “Është një mrekulli, që porta rezistoi dhe që prej tentativës për sulmin brutal me motiv antisemitizmin nuk pati më shumë viktima – më shumë se dy viktima, që dorasi arriti të vrasë”, thotë Steinmeier.

Porta në Halle

Ditën pas atentatit presidenti qendroi vet, dukshëm i tronditur, përpara kësaj porte të drunjtë duke u shprehur ngushëllimet pjestarëve të komunietit dhe duke nderuar kujtimin e dy të vrarëve. Portën e drunjtë, që shpëtoi jetë dhe që do të kthehet në një memorial, ai e përdor si krahasim në fjalimin e tij: “A jemi të fortë dhe mund të mbrohemi? Qendrojmë ne sa duhet me njeri-tjetrin dhe për njeri-tjetrin?” Këto pyetje i drejtohen të gjithë njerëzve në Gjermani. Para pak ditësh Steinmeier vizitoi bashkësinë hebreje në Berlin dhe theksoi atje përgjegjësinë e të gjithë qytetarëve për t’u angazhuar kundër urrejtjes ndaj hebrejve.

Në këtë mënyrë presidenti apelon me këmbëngulje për veprimin demokratik që përbën boshtin e fjalës së tij me rastin e Krishtlindjes, e cila tradicionalisht transmetohet në mbrëmje në ditën e Krishtlindjes në televizionet publike gjermane.

T’i bëjmë ballë racizmit

Steinmeier nxjerr në pah temat, për të cilat bisedohet në debate të nxehta. Zgjedhjet dhe rezultatet e zgjedhjeve, klima dhe ndryshimi i klimës, e ardhmja e Europës, niveli i ribashkimit pas 30 vjetësh të rënies së Murit të Berlinit. “Këto janë kohë intensive politike, në të cilat jetojmë ne – dhe sipas mendimit tim as që mund të bëhet fjalë se ka pak liri mendimi. Përkundrazi: kaq shumë diskurs nuk ka pasur asnjëherë më parë.”

Është e rëndësishme pjesëmarrja, thekson Steinmeier duke përmendur shembuj: Nëse ka fyerje në publik duhet të mbështetet më i dobëti – duhet ngritur zëri për t’u kundërvënë kur ofendohen pakicat, kur në oborrin e shkollës apo në lokal lëshohen shprehje raciste – duhet kundërshtuar racizmi dhe urrejtja në “rrjetet sociale”. Po ashtu presidenti vlerëson angazhimin vullnetar dhe unitetin mes fqinjëve, falë policeve dhe policëve, punonjësve në fushën e kujdestarisë dhe infermierëve e bashkëpunëtorëve nëpër spitale.

“Ne na duhet demokracia”

“Ju jeni të gjithë pjesë e demokracisë”, thekson ai duke tërhequr vëmendjen. Duhet pra angazhim politik, në demonstrata, në politikën lokale apo në punën partiake. “Ju të gjithë keni një copëz Gjermani në dorën tuaj.” Kjo na bashkon të gjithëve pa dallim. Sipas Steinmeier, orientimi mund të jetë duke kujtuar “guximin e pashembullt” të njerëzve në Gjermaninë Lindore asokohe, që më 1989, para 30 vjetësh rrëzuan Murin e Berlinit dhe mundësuan bashkimin. “Ne kemi nevojë për demokracinë – por besoj, ndërkohë në radhë të parë demokracia ka nevojë për ne.” Synohet besim dhe aftësi veprimi, arsye, mirësjellje dhe solidaritet. Sepse, tërheq vëmendjen presidenti, bashkimi, liria dhe demokracia nuk janë të vetëkuptueshme.

Në mbyllje të fjalës së tij ai për herë të parë në një fjalim të tillë citon tri fjalë biblike mbi historinë e Krishtlindjes: “Mos kini frikë!”. Në këtë mënyrë Steinmeier u uron të gjithëve guxim e besim për vitin e ardhshëm. /DW/

Next Post
“Shengeni ballkanik”, Rama kritikon Kosovën: Plagët e vjetra nuk kurohen me helm dhe acid

Rama "i shtrin dorën" Bashës: Vendi s’ka vakum! Gati të ulem për çdo sugjerim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

January 19, 2026
Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

January 19, 2026
Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

January 19, 2026
“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia!

“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia! Bardhi: Kuvendi s’mund të jetë…

January 19, 2026
VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

January 19, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

January 19, 2026
“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

January 19, 2026
Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

January 19, 2026
I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë për të mos i vendosur gjobë, në arrest dy inspektorët e ISHTI-t

Mashtrimet në “Call Center” në Tiranë, GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona (EMRAT)

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In