• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Erdogan: Macron i duhet trajtim mendor, Europa me frontin kundër myslimanëve po përgatit fundin e saj

by Java News
24/10/2020 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Aktualisht vëllezërit tanë azerbajxhanas po përparojnë drejt territoreve nën pushtim. Kanë filluar t’i rimarrin”.

Erdoğan gjatë një fjalimi në Kongresin e 7-të të zakonshëm të Partisë AK në qytetin Kayseri tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili ndau me të momentet e një prezantuese në televizion e cila qan teksa prezanton lajmet.

“Azerbajxhani po përparon drejt territoreve të tij që ndodhen nën pushtim. Kanë filluar t’i rimarrin territoret. Nuk shpëton asgjë nga besimi dhe vullneti. Nëse paraqitet vullnet pjesa tjetër i takon Allahut. Ja edhe ky popull i madh kështu po gjallërohet”, tha Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej në fjalën e tij, Erdoğan tha se “Vërejmë se janë përshpejtuar përpjekjet për një formësim të ri terrorist në kufirin e Sirisë me Irakun. Ka një përpjekje për formimin e një shteti terrorist atje. Turqia nuk do të lejojë kurrë formimin e një kënete të tillë terroriste në rrëzë të kufijve të saj. Do të bëjmë atë që është e nevojshme dhe do ta thajmë këtë kënetë terroriste”.

Duke iu referuar presidentit francez Macron, presidenti Erdoğan parashtroi pyetjen “Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe muslimanët?.”

Erdoğan në vijim tha se: “Macron ka nevojë për një trajtim në pikën mendore. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimi dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij. Një e dy merret me Erdoğan-in. Nuk fiton asgjë që merret me Erdoğan-in. Madje, pas një muaji ka zgjedhje dhe do ta shohim fatin e tij në zgjedhje”.

“Nuk mendoj se rruga është e largët. Pse? Sepse ai nuk ka arritur ndonjë fitore për Francën që të arrijë fitore për veten e tij. Qëndrimet tona parimore do të vazhdojnë kategorikisht edhe pas kësaj. Aktualisht këto qëndrojnë edhe pas katastrofës, pas këtyre pushtimeve në Azerbajxhan.

Ndodheni brenda treshes së Minskut. Çfarë keni bërë deri tani? A i keni çliruar territoret azerbajxhanase nga pushtimi? Jo. Vetëm i dërgoni armë Armenisë dhe mendoni se do të ndërtoni paqe me armët që u keni dërguar armenëve. Nuk mund ta ndërtoni, sepse nuk jeni të sinqertë”, tha Erdoğan.

Lidhur me bastisjen policore në xhaminë Mevlana në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, Erdoğan tha se “Fashizmi evropian ka kaluar në një fazë të re me këto lloj sulmesh kundër popullatës muslimane të cilët janë shtetas të tyre”.

Pasi vuri theksin se po përballen me shenja të reja dhe shqetësuese të islamofobisë e cila kohët e fundit është përshkallëzuar në Evropë, presidenti turk theksoi se “Bastisja e kryer në mënyrë të pa respektueshme nga qindra policë në një xhami në Gjermani nuk mund të shpjegohet as me shqetësimin për siguri dhe as me ndonjë arsye tjetër. Emri i kësaj është drejtpërdrejt islamofobi”.

Erdoğan tha se nuk duhet të harrohet se çdo islamofobi në Evropë në të njëjtën kohë është armiqësi kundër turqve.

“Sepse për perëndimorët muslimani është turk dhe në të njëjtën mënyrë turku është musliman. Me hipokrizinë e treguar kundër anëtarësimit të vendit tonë, ne tashmë e kemi parë mentalitetin fanatik dhe fashist për të cilin përpiqen t‘ia impresionojnë botës si ‘vlera të BE-së‘.

Kjo ecuri e rrezikshme është shenjë se ende nuk i kanë ardhur mendtë Evropës e cila bëri masakrat më të mëdha në historinë njerëzore në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore”, potencoi Erdoğan duke shtuar se:

“Evropa me frontin që ka hapur kundër muslimanëve po përgatit fundin e saj. Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë brenda trupave të tyre. Në të kundërtën kjo sëmundje do të shkatërrojë nga brenda të gjithë Evropën, përfshirë nga Franca e deri tek Gjermania”.

Next Post
Nikolla: Askush s’do donte të ishte në vendin tim, jam e gatshme të marr çdo përgjegjësi

Fotot nga paparazi/ Deputetët surprizojnë Lindita Nikollën në 55-vjetorin e lindjes së saj: Lule dhe dhurata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In