• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti dhe Drejtori i RTSH

by Alfred Peza
01/04/2016 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Ndokush mund ta ketë marrë si shakanë presidenciale për 1 prillin. Por, ata që e dinë se doza e humorit të kreut të shtetit tonë nuk ta lejon një luks kaq ekstravagant, e kuptuan menjëherë se ishte diçka serioze. Ndërsa për mua, ishte një lajm shumë i vjetër. Sepse prej disa ditësh, një koleg i opozitës në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, më kishte paralajmëruar se Presidenti i Republikës nuk do ta dekretonte iniciativën ligjore të 28 deputetëve të PS dhe LSI, për ndryshimin e formulës së zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Ndaj, isha ndër ata të interesuar, që nuk u habita asfare, kur sot ky akt u formalizua dhe ligji i miratuar në 10 mars 2016, u kthye edhe me dekret. Nëse ka vend për habinë më të vogël, ajo lidhet me faktin se përse bëri sikur u mendua 20 ditë për këtë hap, Bujar Nishani. Vetëm kur lexon dy faqet kompjuterike të argumenteve që janë rrekur t’ia shkruajnë, në materialin që mban firmën e tij, e kupton edhe këtë.

Për të gjithë ata që kanë qenë të pavëmendshëm për këtë zhvillim, sqaroj se prej 28 muajsh Radio Televizioni Publik Shqiptar, NUK ka Drejtor të Përgjithshëm. Ligji ekzistues (i miratuar me konsensus në 2013) detyronte Këshillin Drejtues (KDRTSH) të këtij institucioni (me 10 anëtarë, 5 të zgjedhur nga mazhoranca dhe 5 nga opozita + kryetari = 11 vota) që ta zgjidhte drejtorin e ri, me shumicën e cilësuar të votave (të paktën 7). Në këtë ligj, për të cilën u investua edhe faktori ndërkombëtar, rezultoi se ishin harruar nja 2-3 gjëra të “vockla”:
1. Ishte harruar të përcaktohej numri i herëve të votimit nga KDRTSH;
2. Mekanizmin shtrëngues që do ta detyronte Këshillin për të shkuar tek ky vendim konsensual dhe;
3. Mekanizmi dalës, nëse kjo gjë nuk arrihej le të themi edhe pas 1 000 votimeve të njëpasnjëshme.

Megjithëse i hartuar dhe miratuar me një qëllim tepër të lartë, i provuar në praktikë, ky ligj në vend të konsensusit, prodhoi një krizë të re. Krizën më të madhe të drejtimit në RTSH, qëkurse ky institucion është krijuar, këtu e gjysmë shekulli më parë. Opozita jonë në asnjë rast nuk tentoi ta përdori këtë mundësi të jashtëzakonshme, për të ofruar apo për të gjetur konsensus. Si edhe në të gjitha rastet e tjera, opozita tregoi se e vetmja kauzë e saj, e vetmja filozofi e saj, e vetmja rrugë që ajo tashmë e di përmendësh, është bllokimi. Bllokimi i çdo gjëje dhe i gjithçkaje që ajo ka mundësi të bllokojë në punën dhe veprimtarinë normale të mazhorancës, qeverisjes dhe institucioneve të tjera kushtetuese. PD e përdori këtë rast, jo si një mundësi të artë për të sjellë një model, një kulturë, një standard dhe një cilësi të re të të bërit politikë. Por, si një çelës për të hapur shtegun e errët të një vendimmarrje, që tentoi të implementonte diktaturën e pakicës, mbi shumicën.

Pyetja që shtrohej përpara kësaj mazhorance ishte: A do ta lemë të vetmin transmetues pronë të publikut shqiptar të zhytet në një krizë pafund e pa kthim? Apo, të votuar për të qeverisur dhe për të kryer reforma, do të ndërmerrnim një iniciative kushtetuese dhe ligjore, për të dalë nga kjo situatë?

Askush nuk ishte i lumtur që ta hidhte këtë hap. Por, ndryshimi i një ligji konsensual, për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, sipas procedurës kushtetuese të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, mbeti e vetmja rrugë për ne, përfaqësuesit e mazhorancës në Parlament. Jo vetëm për të dalë nga kriza aktuale e drejtimit të këtij institucioni. Por, edhe për të dëshmuar seriozitet, përgjegjshmëri dhe për t’i dhënë institucionit të RTSH, më shumë dinjitet.

Por, ajo që të le pa frymë sapo përfundon së lexuari arsyet që Nishani, rendit sot për mosdekretimin e kësaj iniciative, është gjuha militante që ka dalë nga godina Nr. 1 e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njeriu që sipas pikës së parë, të nenit 86 të Kushtetutës së kësaj Republike, përcaktohet që të jetë “kryetar i Shtetit dhe (që) përfaqëson unitetin e popullit”, përdor jo vetëm një herë, termin “supermazhorancë” për përfaqësuesit e shumicës në Kuvendin e Shqipërisë. Një zhargon i denjë vetëm për ata që të zhveshur nga të gjitha përgjegjësitë publike, politike dhe shtetërore, komentojnë sipas qejfit të vet në rrjetet sociale, zhvillimet gjithfarësh në këtë vend.

Por pavarësisht nga kjo dhe mjaft detaje të tjera të këtij lloji, Nishani është rrekur të japi tri argumentet e tij.

Së pari, në lidhje me implementimin e formulës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës edhe në rastin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ai argumenton se “një zgjidhje e tillë krijon premisat e zgjedhjes së një personi të parapëlqyer nga mazhoranca në KDRTSH, i cili gëzon votëbesimin e supermazhorancës parlamentare”. Pas kësaj, secili mund ta kuptojë më qartë nëse Nishani ndodhet në krye të shtetit duke e kryer detyrën sipas frymës dhe germës së Kushtetutës, apo si një njeri i parapëlqyer nga opozita e sotme, duke gëzuar votëbesimin e “supermazhorancës” së djeshme parlamentare.

Së dyti, Presidenti është “i shqetësuar” se përse në ligjin që ai nuk dekretoi, mazhoranca ka përcaktuar se shkarkimi i Drejtorit të RTSH, duhet bërë jo nga shumica e thjeshtë, por me shumicë të cilësuar. Ata që e kanë futur kreun e shtetit në këtë qorrsokak, janë treguar aq cinik sa të mos i kenë lexuar nenin 90, në pikën 2 të Kushtetutës. I cili për reciprocitet me Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH, në rastin e shkarkimit të Tij, pavarësisht se është zgjedhur me shumicën e thjeshtë të votave, përcakton se “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”.

Z. President!
Siç e shikoni, ju kanë gënjyer. Edhe Ju edhe drejtori i ri i përgjithshëm i RTSH, mund të shkarkoheni vetëm me 2/3 e votave të anëtarëve të institucioneve që ju zgjedhin edhe me shumicën e thjeshtë të votave në raundet e 4 dhe 5 të votimeve. Gënjeshtra ka qenë aq e trashë, sa as fakti që e keni shkruar sot me 1 prill, nuk ju lehtëson për këtë.

Së treti, si arsye e fundit për mosdekretimin e ligjit, jepet futja e një dispozite kalimtare në ligjin e kthyer nga Presidenti, e cila synon zgjidhjen sa më të shpejtë ligjore të krizës së drejtimit të RTSH, si një nevojë urgjente e opinionit publik shqiptar, interesat e të cilit, prevalojnë mbi çdo interes tjetër. Argumenti kundër që jep Presidenti është vërtetë shokues. Sipas tij, me vijimin e garës për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH, në raundin e katërt të votimit, “…kërkohet një shumicë e thjeshtë nga anëtarët e KDRTSH-së dhe qartazi nxjerr të fituar kandidatin e parapëlqyer nga supermazhoranca politike, i cili vazhdon të jetë në garë”.

E thënë kështu, kemi të parin rast në historinë moderne politike, që një dekret presidencial del zyrtarisht në publik, duke patur parasysh jo një çështje, por një emër të përveçëm. Nga ana tjetër, duket se meraku është nëse Drejtori i ri do të jetë i pavarur ose jo! Për një gjë të gjithë besoj janë të sigurt, se kushdo që të jetë ajo ose ai, Drejtori i ri i RTSH do të jetë në atë detyrë, të paktën, po aq i pavarur se Presidenti i Republikës.

Pavarësisht rezervave që mund të ketë patur, historia jonë e shkurtër post komuniste na ka treguar se, sjelljet Presidenciale e Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut dhe Bamir Topit, kanë qenë krejt të ndryshme nga sjelljet e tyre politike, përpara se të bënin betimin për të qenë në krye të shtetit shqiptar. Ramiz Alinë dhe Sali Berishën nuk i futa në këtë minilistë, për arsyet që dihen. Ndërsa Bujar Nishanin, për arsyen e thjeshtë se ai është një President në detyrë, dhe ka kohë deri ditën e fundit që të gjykohet. Sepse ndryshe nga Ai, që paragjykon edhe zgjedhjen e një drejtori televizioni, nuk e paragjykojmë. Sepse vetëm historia mund të gjykojë për Presidencën e tij.

Next Post

Incidentet në kampet e refugjatëve në Greqi rrisin skepticizmin për marrëveshjen BE- Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In