Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit.
“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kujtojmë se Ermal Dredha është ish-kryebashkiaku i Vlorës, i cili dha dorëheqjen nga ky post më 10 shtator të këtij viti.











