• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Vlora Hysenit si drejtuese të SHISH. Dokumenti

by Java News
03/04/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi emërimin e znj. Vlora Hyseni si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Kujtojmë se propozimi i emrit të saj nga ana e kryeministrit Edi Rama shkaktoi një valë reagimesh, lidhur me postim që ajo mbante më parë si drejtuese e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Hyseni erdhi si propozim i kryeministrit Edi Rama, i cili në argumentet e bëra publike me 17 mars, tha se “është besim plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021.

Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Sipas ligjit për SHISH paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit. Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar./m.j

foto galeri

Next Post
Majlinda Bregu: Logo nuk të bën kryetar! PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor, jo dhuratë…!

Majlinda Bregu: Logo nuk të bën kryetar! PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor, jo dhuratë...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Bytheci i edvin narkomanit,ose me mire ushtari i bindur i k/hajduti dekreton vlora hysenin per te drejtuar shish.Ky presidente,shihe drerexhen ku ndollet vendi me kyt servile qe nuke e meriton ate vende si presidente i republikes se SHqiprise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In