• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Paris me ndërmjetësimin e Macron

by Java News
12/11/2019 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë biseduar sot në Paris, në një takim të organizuar nga Presideti i Francës Emannuel Macron. Takimi u zhvillua në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris, në shënimin e 101-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërorë. Njoftimin për takimin e bëri Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se ai i ka njoftuar palët në këtë takim se “Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë”.

“Presidenti Thaçi ka konfirmuar në këtë takim se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Takimi pas konsultimeve

Një ditë më parë, Thaçi e Vuçiq janë takuar ndarazi me Presidentin e Francës Emannuel Macron. Thaçi pas këtij takimi ka njoftuar se “me Macronin është diskutuar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë”. Presidenti francez po përpiqet të organizojë një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Paris, si vazhdimësi e Samitit të Berlinit, që ishte nismë e përbashkët e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Dialogu Kosovë-Serbi ëshë ndërprerë pas vendosjes nga qeveria e Kosovës të taksës 100% ndaj produkteve serbe, para një viti. Taksa është vendosur në shenjë pakënaqësie ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksnadar Vuçiç ka deklaruar se pret vazhdimin e dialogut, pas zgjedhjes së qeverisë së re në Kosovë, në fillim të vitit të ardhshëm. Në Kosovë po vazhdojnë negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demkratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm. Por ndërkohë autoritetet e Kosovës kanë vendosur për përsëritjen e numërimit të shumë kutive me vota, që mund të ndryshojë edhe rezultatin përfundimtar. Pa përfundimin e këtyre procedurave, nuk mund të bëhet çertifikimi i mandateve, pa të cilin nuk mund të ketë as koalicion dhe qeveri të re. /dw/

Next Post
Holanda i jep “Ok” Maqedonisë së Veriut në NATO, voton protokollin për anëtarësimin

Holanda i jep “Ok” Maqedonisë së Veriut në NATO, voton protokollin për anëtarësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com