Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton e ka rritur epërsinë në 6 pikë ndaj rivalit republikan, Donald Trump, në mesin e votuesve të mundshëm, sipas një sondazhi të “Monmouth University” të publikuar sot pasdite. Sondazhi i 802 votuesve të regjistruar gjeti se 50 për qind e përkrahin Hillary Clintonin, ndërsa 44 për qind Donald Trumpin.
Në sondazhin e fundit të këtij universiteti të mbajtur më 17 tetori, Hillary Clinton udhëhiqte me 12 pikë. Ndërkohë, në disa sondazhe tjera gjithëkombëtare të publikuara sot, Hillary Clinton mban një epërsi prej 3 dhe 4 pikë. ma.me