Emmanuel Macron duket qartazi se ka fituar bindshem ndaj Marine Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, që u mbajt sot. Exit-poll’et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kanë parashikuar fitore bindëse të centristit të pavarur Emmanuel Macron ndaj udhëheqëses së Fronit Kombëtar, ekstremistes djathtiste Marine Le Pen. Macron ka marrë rreth 64 për qind të votave, sipas anketave të realizuara me votues menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.