Ndërsa në të gjithë SHBA qendrat e votimeve janë hapur gradualisht, tashmë 100 milion amerikanë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve.
Në këtë kohë pandemie, 99 657 079 votues zgjodhën votimin e parakohshëm, prej të cilëve mbi 35 milionë shkuan në votime personalisht dhe 63 milionë votuan me postë.
Këto të dhëna vijnë nga Projekti Zgjedhor i Universitetit të Floridas dhe tregojnë se ka ende mbi 28 milionë fletëvotime të pakthyera prapa në qendrat e votimeve.
/a.r