Pas betimit të Arta Vorpsit tek një notere si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentit Meta.
Reagimi i Tedi Blushit:
Të dashur gazetarë,
Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët. /e.s/