• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca është e namun, një vakëf që ua ha të gjithëve trurin e ikin nga mendtë!

by Frrok Çupi
24/12/2020 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Merrni secilin president që ka kaluar këtej nga ky bulevard ngjitur me bllokun, e po nuk iu doli se secili është i mangët … Si i thonë, ky vend i namun’ i ka prish burrat…

Nuk janë më  bjeshkët ‘ta namuna’, se kaq vite e shekuj të vetmuara nga njerëzit e kësaj specieje, edhe mallkimi u ka ikur.

Por një seli që quhet ‘e presidentit’, tashmë e shëmtuar mes ansamblit të ri në bulevardin e Tiranës, shpallet ‘e namun’. Kush ka kaluar aty e nuk ka dalë ‘çyryk’! I fundit doli Bujar Nishani, të cilin e la mendja bash në prag të një dite të shënuar, Krishtlindje.

Bujarit i shkrep në kokë e sulmon një deputet të PD, Romeo Gurakuqi, një studiues të formatit të kohës, pasardhës të Luigjit (jo 14). Ore, po si nuk la gjë pa e fyer e sharë dje deputetin Gurakuqi në Shkodër: ‘O llaxore korridoresh’, ‘ mos më leh mua si qen’, zvarranik’- si kopje e Gridës; kështu shau presidenti. Fillimisht, me përulësi ndaj shefit të partisë, e lë Gurakuqin jashtë listës për deputet, po pastaj e shan, e fyen, dhe më në fund i sajon edhe një dosje spiunësh brez pas brezi… Tamam si i çmendur.

Iku edhe Bujari…

Po mendoj se nuk është Bujari i ikur sot, ka qenë qëkurse erdhi në atë vend, por vetë vendi- presidenca është një vakëf dhe ua ha gjithë trurin presidentëve tanë. Një kushëri i tij, Nishani, ka qenë president gjithashtu, por i tha Enveri se ‘ke vrarë veten’ dhe ai e pranoi; iku sikur të kishte vrarë veten…

Vetë Bujari ishte shëndosh e mirë kur hyri në atë godinë, por pastaj u godit nga një gjë që thanë se ‘nuk ishte mirë’ . Nishani, pas sëmundjes, do të ishte larguar me vendim Kushtetues… Por sidoqoftë, dje me sjelljen ndaj publikut (jo thjesht Gurakuqit) dëshmoi se ka ikur.

Ta ketë vendi mallkimin? Apo zgjidhen presidentët mes njerëzve që e kanë në zgrip mendjen? Këtë ‘puzzle’ nuk ka bir nëne që e zgjidh!

Se nuk po ndodh veç me këtë. Ilir Meta thonë se erdhi sakllam në atë zyrë. Shikojeni tani, 9 mes 10 shqiptarëve nuk e besojnë se është ‘ mirë nga mendja’. Ça nuk i ka bërë asaj zyre?! E përdori kundër paqes dhe stabilitetit, e përdori kundër Republikës, kundër jetës së njerëzve, pro partisë së tij e gruas, pro pasurisë së vet të marrë nëpër zyra, për shitje pasaportash, për pazare politike…

Një herë e një ditë i erdhi një afsh kamikazi dhe desh të vriste veten, pastaj desh të vriste prapë Avni Rutemin e të vishej me lëkurën e tij… O zot. Më në fund, njerëz të afërt të tij thonë ‘mos ia vini re se ‘në 50 vjeç’ këtyre u shterret truri. Po as kjo nuk mund të jetë fare kështu.  Ilir Meta, para 50 vjet, ashtu siç bëri me duar në bulevard, thonë se prej kohësh ka nisur e bërtet dhe shan me duar në oborrin e vilës së vet.

Ikin të gjithë këta që vijnë në ato mure ose murana…

Presidenti Berisha, ditën kur iku nga presidenca, 1997, iku i rrethuar nga plumbat dhe plumbat i mbeten si mjeti okult me të cilët idolatron pa pushim. Kur po ikte, edhe miqtë më të afërt u tmerruan, se e panë që kishte ngarkuar karrigen dhe qilimin e zyrës, njësoj si një spiderman. Oborri dhe gjithë zyrat binin erë ‘ pi-pi’ të qindra ushtarëve vullnetarë që e kishin rrethuar në atë kohë lufte. Sot e kësaj dite i ka mbetur mendja te ‘Lufta, lufta’.

Po ça është kjo punë me këto mure e me këtë copë vend?

Edhe presidenti që doli prej aty e që e quajnë si ‘ më i sakti’, Moisiu, sapo hyri aty e ndjeu se po i iknin mendt. Fillimisht deklaroi se do të vriste veten, edhe ai. Po pastaj u mblodh e tani reflekton më normal se asnjëri. Profesor Meidani, si më i tëholluari, e nisi si profesor por iu mbyll goja, mister. Po si nuk tha më një fjalë për interesat e këtij kombi?! Mbeti nje jete me goje mbyllur.

Këtu, me siguri, një gjë ka ndodhur; më shumë me godinën se sa me njerëzit. Ose njerëz të marrëzisë sjellin në atë godinë të marrë të tjerë. Por që duhet kthyer kjo zyrënë seli të Luciferit (zotit të keq)  kjo duhet bërë menjëherë.

Next Post
Kujdes/ Nëse s’ruhet distanca, maskat prej lecke s’mbrojnë mjaftueshëm nga COVID

Kujdes/ Nëse s'ruhet distanca, maskat prej lecke s'mbrojnë mjaftueshëm nga COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In