Në 1 janar Shqipëria merr Presidencën e radhës së OSBE-së.
Kryeministri Rama është pyetur se kush do të jetë në krye, për shkak se de jure Ministër i jashtëm është Rama, por në detyrë Gent Cakaj.
Rama tha se do të varet nga niveli dhe tema.
Ai tha:
“Varet nga nivelet, varet nga tema. Unë do të jem aktiv në këtë proces sepse është një gjë e jashtëzakonshme. Ex officio unë jam President i OSBE dhe këta diskutojnë Kajmakun”.
/a.r