• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca e Maqedonisë së Veriut në OSBE, arritje dhe sfidë

by Ermir Gjinishi
10/01/2023 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi

Rrugëtimi i OSBE-së nisi në një moment të vështirë gjatë Luftës së Ftohtë kur bota ishte e ndarë në dy kampe, Lindje-Perëndim. Nënshkrimi i Aktit Final të Helsinkit me 1 gusht 1975, përveçse shënoi themelimin e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (KSBE), konsiderohet dega e ullirit e cila krijoi shtratin e dialogut dhe negocimit midis Lindjes dhe Perëndimit. Dekalogu me dhjetë parimet themelore, si dhjetë urdhëresat e Moisiut, ishte mekanizmi që konsistonte rregullimin e sjelljes së shteteve mes njëri-tjetrit dhe qytetarëve të tyre. Që në startin e saj, KSBE krijoi lidhje të qartë mes të drejtave të njeriut dhe çështjeve të sigurisë. Ishte një ndër kanalet e pakta të komunikimit ndërmjet dy blloqeve Lindje-Perëndim, i shteteve neutrale dhe atyre të papozicionuara.

Samiti i Parisit për një Europë të Re në nëntor 1990, përcaktoi rolin e ri të KSBE-së në përgjigje të menaxhimit të ndryshimeve të mëdha historike pas periudhës së Luftës së Ftohtë. Kjo është periudha e operacioneve të para në terren, të cilat ndihmuan në menaxhimin e krizave dhe lehtësimin e proceseve të tranzicionit demokratik të shteteve anëtare.

Në 1994, KSBE ndyshoi emrin në Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), me një rol akoma më aktiv ndaj sfidave të sigurisë, mbështetur fort në parimet e themelimit të saj. Me 57 shtete anëtare nga Amerika e Veriut, Europa dhe Azia, OSBE është organizata më e madhe e sigurisë rajonale në botë, e cila trajton një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë sonë të përbashkët, nga kontrolli i armëve, terrorizmi, mirëqeverisja, siguria energjitike, deri te trafikimi i qënieve njerëzore, demokratizimi, liria e medias dhe e pakicave kombëtare.

Me rënien e Murit të Berlinit, historia e suksesit të OSBE-së u bë më e prekshme. Ajo është e vetmja platformë ku rusët post-sovjetikë, amerikanët, europianët perëndimorë dhe ata lindorë që ju bashkangjitën më pas, i dhanë organizatës pushtet të jashtëzakonshëm besueshmërie, bazuar në dy shtylla kryesore: a-të drejtat e njeriut, b- monitorimi i zgjedhjeve nëpërmjet misioneve të ODIR-it në të gjithë hapësirën euroaziatike.

OSBE pati rol vendimtar në krizat ballkanike, nga Kroacia, Bosnja-Hercegoviva, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e deri te Kosova. Euroazia gjithashtu, mbetet një nga prioritetet kontribuese të OSBE-së në zhvillimin e demokracisë, por sidomos në negocimin e përplasjeve Gjeorgji-Rusi dhe Armeni-Azerbaixhan. Për shkak të problematikave dhe rëndësisë, rajoni vazhdon të jetë objekt i monitorimit e menaxhimit të krizave nga OSBE. Vëzhguesit e saj ishin ndërkombëtarët e fundit që u larguan nga terreni në 24 shkurtin e shkuar, kur Rusia pushtoi 1/6 e territorit të Ukrainës, vend anëtar i rëndësishëm i OSBE-së dhe fqinji më i madh me Rusinë.

Në një moment të tillë krize, presidencën e OSBE-së e merr Maqedonia e Veriut, vend që 20 vite më parë ishte epiqendra e krizës ballkanike, negociuar suksesshëm nga OSBE. Paradoksalisht, këtë presidencë do t’a udhëheqë i pari Ministër i Jashtëm me kombësi shqiptare në Maqedoninë e Veriut z.Bujar Osmani, i cili vjen nga ajo parti pasardhëse e UCK-së, e cila 20 vjet më parë ishte një nga dy palët e përfshira në konflikt.

Maqedonia e Veriut sot është vend anëtar i NATO-s dhe ka nisur negociatat për t’u anëtarësuar në BE, nën presionin e kushtëzimeve deri dhe absurd, nga vetë BE dhe fqinjët e saj jug-lindorë, Greqia e Bullgaria. Aktualisht vendi ka dy kriza të hapura në kufijtë e vet. Krizën me Bullgarinë për identitetin maqedonas, dhe tjetrën me Kosovën fqinjin verior, ku mundësia e konfliktit mbetet e lartë. Nëse parlamenti i Maqedeonisë së Veriut gjatë këtij viti nuk miraton ndryshimet kushtetuese, mund të ndërpriten bisedimet eurointegruese dhe vendi mund të përballet me “skenarin malazez”. Delikat është fakti që Presidenti i rradhës i OSBE-së me kombësi shqiptare, është lobues i fortë i njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që 1/3 e vendeve anëtare të OSBE-së nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Arritje dhe sfidë, janë epitetet e përshtatshme për Maqedoninë e Veriut e cila me 21 janar merr zyrtarisht drejtimin e OSBE-së, në një kohë kritike pasigurie rajonale dhe globale. Presidencës maqedonase të OSBE-së këtë vit do t’i duhet të monitorojë disa procese zgjedhore në rajon. Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi pritet të jenë delikate, ndërsa zgjedhjet vendore në Shqipëri e Bosnje-Hercegovinë, me shumë gjasa do të shoqërohen me tensione të larta. Angazhimit të saj kaq të rëndësishëm politik e diplomatik në rajon, do t’i shtohet gjendja e paqëndrueshme në Nagorni-Karabak dhe mbi të gjitha konflikti i Ukrainës.

OSBE dhe OKB janë të vetmet organizata ku rusët, europianët dhe amerikanët, janë ulur në të njejtën tryezë, me të njejtin status. OSBE është e vetmja organizatë ndërkombëtare në Europë ku pushteti dhe zëri Rusisë është po aq i fortë sa i SHBA-ve dhe vendeve europiane. Nëse konflikti në Ukrainë eskalon dhe Rusia bashkë me aleatët e saj largohen nga OSBE, presidenca e Maqedonisë së Veriut do ishte e fundit e kësaj organizate.

Arkitektura e sigurisë së Europës ka ndryshuar shumë. Stabiliteti i Ballkanit është garanci jo vetëm për rajonin por për sigurinë e vetë Europës. Prej fillimit të konfliktit me 14 shkurt 2022 në Ukrainë, erërat e pasigurisë kanë mbërritur edhe në Ballkanin Perëndimor. Serbia është e përfshirë direkt në tensionimin e situatës në Bosnje-Hercegovinë, Malin e Zi dhe Kosovë. BE nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës duke joshur pakufij pretendimet e disa vendeve anëtare në kurriz të disa të tjerave. Politika është arti i kompromiseve. Çdo pushtet, kur për disa bëhet nënë e për disa njerkë, është në fundin e rrugëtimit të tij. Siç thotë Epikuri, duhet të lirohemi nga burgu i pazareve politike. Lënia e Ballkanit Perëndimor në pozitat e kolateralit për shkak të mosmarrëveshjeve brenda vetes, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit. I vetmi përfitues nga vakumi politik i krijuar, është projekti rus i cili rrit edhe më shumë pasigurinë.

Marrja e obligimeve të tilla kërkon që vendet e Ballkanit para se të jenë kontribues të paqes dhe stabilitetit rajonal, ta bëjnë këtë më parë në vendet e tyre dhe me shtete fqinje. Ndaj në këto momente decisive është me rëndësi të madhe që hartës së vendeve me stabilitet të paqëndrueshëm të mos i shtohet vetë Predidenca e OSBE-së Maqedonia e Veriut, dhe Shqipëria e cila ka një proces shumë delikat më 14 maj, zgjedhjet vendore. Për të mos u ekzaltuar aq sa Shqipëria, që askush nuk kujton gjë vec datës së fillimit dhe mbarimit të mandatit të saj në krye të OSBE-së, është vërtet me vlerë që një shtet modest ballkanik si Maqedonia e Veriut, mbi të gjitha të shëmbëllejë empatinë që të tjerët  nuk e patën për të. Nuk ka nevojë të ndërtosh urë aty ku nuk ka lumë, por ti japësh dinjitet jetës aty ku ska shpresë, është arritje.

Next Post
Shisnin produkte me përbërje kanabisi, një në pranga e një në kërkim në Tiranë

Shisnin produkte me përbërje kanabisi, një në pranga e një në kërkim në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In