• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca e FSHF-së, Rudi Vata: Më kërkuan 2 milion euro për të blerë votat më 2010

by Java News
12/12/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudi Vata ka deklaruar se i janë kërkuar 2 milionë euro për të blerë votat në kohën kur ai hodhi kandidaturën për t’u zgjedhur president i FSHF-së, duke sfiduar Dukën.
Deklarata e ish-kapitenit të kombëtares është bërë direkt në televizion mbrëmë, gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH.
Në zgjedhjet e Asamblesë së Përgjithshme, zhvilluar më 9 mars 2010, Vata ishte një nga tre kandidatët për postin e presidentit të Federatës, bashkë me Armand Dukën, president në detyrë, dhe Refik Halilin.

“Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: “Duhet të hedhësh 2 milion euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHF-së”. Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”, tha Vata. Në përfundim të procesit, zgjedhjet u rifituan nga Duka, ndërsa dy kandidatët e tjerë morën një numër të papërfillshëm votash.
Vata ka qenë ndër kundërshtarët e zjarrtë edhe të presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj, me të cilin ka debatuar ashpër edhe në studio televizive, lidhur me çështjen e trukimeve. Ai e ka quajtur të drejtë dënimin e Skënderbeut, për të cilin ndërkohë mund të hapen hetime të tjera.
Duke diskutuar mundësinë e një dënimi tjetër, Vata thotë se në të vërtetë nuk janë vetëm korçarët që bëjnë gjëra të tilla dhe sjell si shembull ish-skuadrën e tij, kur tha se ndeshja e fundit e tij në drejtimin e shkodranëve, Pogradeci-Vllaznia 2-1, ishte e trukuar.
d.i.

Next Post
Chelsea me fitoret vendos rekord të ri në Premierligë

Chelsea me fitoret vendos rekord të ri në Premierligë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In