• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preshevë, Shkup dhe Tuz / Si i bashkoi shqiptarët Tirana zyrtare

by A R
31/10/2017 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Deklarata e Tiranës”, një dokument historik që për herë të parë në 20 vjet unifikoi partitë politike shqiptare në Maqedoni pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura atje pak muaj më parë, duket se ka shënuar vetëm fillimin e një roli të ri unifikues të të gjithë rajonit.

Me këtë rol të ri të politikës shqiptare, duket se ka përfunduar një herë e mirë koha kur shqiptarët shndërroheshin në patericën që mbante në këmbë qeverinë e Gruevskit në Maqedoni, kur përçarja mes shumë partive rrezikoi që Ulqini me 80% shqiptarë të fitohej nga malazezët në zgjedhjet e fundit lokale, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës liheshin në mëshirën e autoriteteve serbe apo kur partitë e pakicave bënin ligjin në politikën kosovare.

Në fillim ishte e paqartë për ne se çfarë po ndodhte, por pak nga pak, qeveria shqiptare po tregon se po ndjek me përpikmëri një axhendë të zgjuar diplomatike, që synon të vendosë në vend të drejtat tona kudo që ndodhemi.

Gjithçka filloi me vizitën historike të Kryeministrit Rama në Beograd, vetëm pak javë pas ndeshjes së 14 tetorit 2014, të hyrë në histori për dronin ne flamurin e trojeve etnike dhe dhunën e regjistruar në fushën e lojës. Fjalët e Kryeministrit, që në zemër të Beogradit tha se Kosova duhet të jetë e pavarur, ngjallën fillimisht tërbimin e palës pritëse, por njëkohësisht ato shkaktuan një shok, që detyroi të gjithë palët të përballen me realitetin gjeopolitik në Ballkan.

Këtu nis edhe gjeneza e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, një dialog që vjen duke u shpeshtuar dhe duke prodhuar rezultate gjithmonë e më të mira.

Pastaj nisën konfliktet me Greqinë, tashmë jo më për ligjin e detit, por për të drejtat e çamëve në tokën helene. Kjo është hera e parë që një qeveri shqitpare ka treguar aftësinë për të ngritur në tavolinë këtë çështje dhe pavarësisht mohimit me forcë të ekzistencës së kësaj çështje nga pala greke, më parë gjatë këtij viti erdhi një sukses i paprecedent, kur Komisioni Europian, për herë të parë pranoi ekzistencën e një problemi çam në një komunikatë zyrtare.

Shumë harrojnë që Maqedonia shkoi edhe një herë më shumë në buzë të greminës, dy vjet e gjysmë më parë, kur një grup shqiptarësh u rebeluan në Kumanovë. Disa mbetën të vrarë, ndërsa për herë të parë që prej 2001-shit, Maqedonia u detyrua të nxirrte ushtrinë në rrugë. Tirana zyrtare bëri thirrje për qetësi, në atë kohë një deklaratë që nuk kënaqi atë fraksion të shoqërisë që dëshironte një përgjigje të fortë, ndaj qeverisë së Gruesvkit.

Megjithatë, në atë krizë, pak nga pak filloi të rajëvizohej një axhendë e cila u kurorëzua me deklaratën historike të Tiranës, e cila bëri bashkë partitë shqiptare në Maqedoni, duke u shndërruar për herë të parë në një faktor real. Kjo deklaratë i dha fund përgjithmonë epokës kur njëra nga partitë vendoste të hynte në një “martesë” aspak të lehtë me VMRO-në, duke i shërbyer interesave të tyre në pushtet e duke ngjallur tërbimin e të gjithë faktorëve të tjerë.

Tashmë, Tirana ka bërë bashkë edhe partitë shqitpare në Mal të Zi. Ditën e sotme, ato publikuan një deklaratë të përbashkët, në të cilët informuan se në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit, të gjithë forcat tona do të hyjnë në një koalicion të përbashkët politik, duke konkurruar me një kandidat të vetëm në të gjithë zonat, për të maksimalizuar votën shqiptare në fqinjin tonë veriperëndimor.

E gjitha kjo, ndodh në analet e një marrëdhënie të re të ngjizur nga shteti shqiptar me diasporën tonë, falë samitit të parë ndërkombëtar mbarëshqiptar të mbajtur një vit më parë, e tashmë, e konkretizuar me dokumentin e parë strategjik për diasporën, një dokument i publikuar vetëm pak ditë më parë.

Për ata që janë rritur në kohën e diktaturës, me siguri e mbajnë mend kur çdo edition lajmesh në radion e vetme të kohës niste me togfjalëshin “Ju flet Tirana”. Tashmë, ky togfjalësh duket se ka fituar një tjetër kuptim, atë të unitetit tonë, në trevat ku ndër shekuj jemi bashkë, si një trup i vetëm dhe autoktonë. /Lexo.al

Next Post
Bushati pret delegacionin e OSBE/ODIHR: Politika, vullnet për një reformë zgjedhore të thellë

Bushati pret delegacionin e OSBE/ODIHR: Politika, vullnet për një reformë zgjedhore të thellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In